8.2 mld euro në 2025, ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
Buxheti 822 miliardë lekë ndahet në 9 grupe kryesore ku pas mbështetjes sociale pjesën më të madhe të fondeve e marrin investimet dhe pagat e administratës.
Një e treta e buxhetit për vitin 2025 është parashikuar të harxhohet për skemat sociale, nga ndihma ekonomike, skema e pensioneve, pagesa e papunësisë e deri tek kompensimi i ish pronarëve dhe të përndjekurve politik.
Buxheti 822 miliardë lekë ndahet në 9 grupe kryesore ku pas mbështetjes sociale pjesën më të madhe të fondeve e marrin investimet dhe pagat e administratës.
Çdo fund viti, pyetjet më të mëdha që ngrihen mbi ligjin më të rëndësishëm të financave publike ‘Buxhetin e Shtetit’, janë se ku do të shkojnë taksat, çfarë projektesh të reja do hapen, a do rriten rrogat apo pensione?
822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 mld euro, shpenzime të planifikuara për vitin 2025, do të shpenzohen për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia.
Referuar relacionit të projektbuxhetit afro 1/3 e totalit të shpenzimeve shkon për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.
Pas aspektit social, në vend të dytë janë 161.8 miliardë lekë të planifikuara për investime publike, në infrastrukturë, digjitalizim, arsim, rindërtim dhe shëndetësi.
Kategoria e tretë që do të marrë vlerën më të madhe të buxhetit është administrata publike, ku për pagat dhe sigurimet e mbi 86 mijë punonjësve parashikohet të shpenzohen 127 miliardë lekë, pra rreth 1.2 mld euro.
Shpenzimet operative ku bëjnë pjesë skema e fermerëve, mirëmbajtje e rrugëve, e sistemeve teknologjike, programet e punësimit apo mbështetja për arsimin e sportin do të marrin 71.3 miliardë lekë, rreth 710 mln euro.
Për interesat e borxhit publik janë planifikuar 68.5 miliardë lekë. Më tej janë 43.1 miliardë lekë që do të shkojnë për pushtetin vendor, si dhe janë planifikuar 5.9 miliardë lekë fond rezervë për emergjenca, për zgjedhjet e përgjithshme dhe për shpenzime në kuadër të zbatimit të agjendës së planit të rritjes me BE-në.
Sa i takon ndarjes së buxhetit për institucionet, portofolin më të madh do e ketë Ministria e Shëndetësisë me 80.7 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura me 74 miliardë lekë, Ministria e Arsimit 62 miliardë lekë, Ministria e Ekonomisë Kulturës-Inovacionit 56 miliardë lekë dhe Ministria e Mbrojtjes 52.6 miliardë lekë.
BUXHETI PËR INSTITUCIONET PËR VITIN 2025
Ministria e Shëndetësisë 80,7 mld lekë
Ministria e Infrastrukturës 74 mld lekë
Ministria e Arsimit 62 mld lekë
Ministria e Ekonomisë 56 mld lekë
Ministria e Mbrojtjes 52,6 mld lekë
Ministria e Brendshme 31 mld lekë
Fondi i Zhvillimit Shqiptar 22,5 mld lekë
Institucione te tjera Qeveritare 15,9 mld lekë
Ministria e Bujqësisë 14,6 mld lekë
Ministria e Drejtësisë 14,3 mld lekë
Ministria e Financave 11 mld lekë
Këshilli I Lartë I Gjyqësor 5,6 mld lekë
Ministria e Turizmit 3,9 mld lekë
Ministria e Jashtme 3,8 mld lekë
Prokuroria e Përgjithshme 3,3 mld lekë
SHISH 2,7 mld lekë
SPAK 2,1 mld lekë
Kuvendi 1,8 mld lekë
Instituti Statistikës 962,1 mln lekë
Kryeministria 912,9 mln lekë
RTSH 770 mln lekë
Kontrolli Larte i Shtetit 684 mln lekë
Presidenca 643,9 mln lekë
Institucionet e drejtësisë 605,3 mln lekë
Akademia e Shkencës 549,6 mln lekë
Shkolla e Magjistraturës 485,5 mln lekë
Drejtoria e Arkivave 418,2 mln lekë
Partitë Politike 355,8 mln lekë
KQZ 342,1 mln lekë
ILDKPKI 297,6 mln lekë
Gjykata Kushtetuese 250 mln lekë
Këshilli I Lartë I Prokurorisë 211,5 mln lekë
Avokati i Popullit 196,9 mln lekë
Qendra e Kinematografisë 165,8 mln lekë
Komisioneri informimit 161,7 mln lekë
AIDSSH 160,2 mln lekë
Shoqëria Civile 135,6 mln lekë
Autoriteti i Konkurrencës 124,2 mln lekë
KPP 110,8 mln lekë
KMSHC 98,3 mln lekë
ATSH 93,4 mln lekë
KMD 73,8 mln lekë
ISKK 58,8 mln lekë
Këshilli i Kontabilitetit 18,5 mln lekë
/Shqiptarja.com