Secondary Adv

Pranimi në SEPA, testimi i sistemit të transfertave në euro nis në janar 2025

Pas vendimit për anëtarësimin e Shqipërisë në zonën e pagesave SEPA, duhen gjashtë muaj kohë për zbatimin praktik.

Zëvendës guvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, tha në intervistën e saj në Scan TV se nuk është e thënë që hyrja në system të mos bëhet më shpejt. Madje sipas saj kjo është plotësisht e mundur. Ajo bëri të ditur se testet teknike për këtë do të nisin që në janar 2025.

 

"Sipas rregullores së SEPA-s, të gjitha bankat, ose operatorët e sistemit të pagesave në Shqipëri janë të detyruara që Brenda 6 muaj nga data e pranimit në SEPA, të jenë gati për të ofruar shërbimin. Kjo nuk do të thotë se duhet të presësh 6 muaj për të hyrë në këtë lloj shërbimi, sepse ne kemi banka që kanë norma të mëdha europiane dhe rrjedhimisht mund të jenë më herët gati.

 

Kemi planifikuar që në muajin janar do bëjmë disa testime, me 3-4 banka, që mendojmë se janë gati", deklaroi Ahmetaj. 

 

Sipas përllogaritjeve paraprake përfitimi i përfshirjes së vendit tonë në sistemin e pagesave në euro SEPA mund të shkojë deri në 100 milionë euro në vit. Sipas zëvendës guvernatores së Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, përfitimet nuk do të jenë thjeshtë financiare, pasi përfshirja në system pritet të ketë ndikim të lartë edhe në formalizimin e pagesave, në mënyrë të veçanërsiht të remitancave që vijnë nga jashtë. 

 

Pas pranimit në SEPA, për transferta të caktuara në euro do të ketë zero komision. Ndërkohë që në përgjithësi ulja e komisioneve për cdo lloj transferte do të jetë drastike.

 

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, në një intervistë të dhënë posaçërisht për SCAN tv ka renditur të detajuara komisionet për çdo lloj transferte në euro e kryer nga jashtë në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas. 

 

“Pagesat ndërkufitare do të lëvizin nga 260 euro që është maksimumi sot, në 50 euro, që kemi caktuar përmes sistemit të pagesave euro në BSH. Nëse minimumi i pagesave në nisje është 40 euro, do të shkojë 3 euro.

 

Pagesat në mbërritje vërtiten në kufirin 50-100 euro, do të jenë 0”, u shpreh zëvendësguvernatorja. /Scan


Më të lexuarat