Secondary Adv

Obligacionet 10 vjeçare, yield-i arriti nivelin më të ulët në tre vitet e fundit

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare ra përsëri në ankandin e parë të vitit 2025 dhe arriti nivelin më të ulët në tre vitet e fundit.

Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e ditës së martë, yield-i uniform i pranuar i obligacioneve 10-vjeçare zbriti në 5.25%, nga 5.93% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në tetor 2024.

 

Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në pothuajse 7.55 miliardë lekë. Për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm të ofruar, Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetuar në vlerën e 4.6 miliardë lekëve.

 

Yield-i i këtyre instrumenteve ka arritur nivelin më të ulët që prej janarit 2022.

 

Edhe fillimi i këtij viti ka konfirmuar një tendencë në rënie të mëtejshme të yield-eve të instrumenteve afatgjata, ndersa bonot e thesarit kanë shënuar një korrektim shumë të lehtë në rritje, pasi në fund të vitit të kaluar patën zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit.

 

Banka e Shqipërisë uli dy herë normën bazë të interesit vitin e kaluar, nga 3.25%, në 2.75%. Keto lëvizje janë përcjellë pjesërisht edhe në yield-et e instrumenteve të qeverisë.

 

Rënia e yield-ve është mbështetur edhe nga një gjendje likuiditeti e tregut të brendshëm financiar, e ndihmuar së fundmi edhe nga tërheqja e fortë e remitancave të emigrantëve. Përveç kërkesës së lartë nga investitorët, gjatë këtij viti është vënë re edhe një rritje e kërkesës për këto instrumente nga ana e sektorit bankar.

 

Pavarësisht efekteve të menjëhershme pozitive për qeverinë, për të cilën do të gjerë edhe borxhi publik në një ekonomi më të ngadaltë. Të ulurat në yield-e në afatgjatë dhe përgjithësisht janë sinjale pozitive për ulje të mëtejshme të normave të interesit të kredisë për sektorin privat në ekonominë shqiptare.

 

Normat e ulta të interesit kanë favorizuar një rritje të shpejtë të kredimit në lekë në dy vitet e fundit. Në fund të nëntorit, portofoli i kredisë në lekë i sektorit bankar arriti në vlerën e 824 miliardë lekëve, me një rritje 17% krahasuar me nëntorin e një viti më parë.

 

Rënia e yield-ve është një zhvillim i pafavorshëm për individët dhe fondet e investimit në instrumente financiare, të cilët nuk janë në gjendje të përfitojnë kthime të njëjta me ato të realizuara në vitet e kaluara, duke marrë parasysh inflacionin ende të lartë në ekonomi.

 

Banka mbetet aktori kryesor në tregun e borxhit të qeverisë shqiptare. Ulja e yield-eve të bonove dhe obligacioneve qeveritare pritet të ushtrojë presione tërheqëse edhe mbi normat e interesit të depozitave.

 

/Monitor (https://monitor.al/obligacionet-10-vjecare-yield-i-zbret-ne-nivelin-me-te-ulet-te-tre-viteve-te-fundit/)


Më të lexuarat