Secondary Adv

Hekurudha Durrës- Prishtinë do të kushtojë 750 mln euro, mbaron studimi i fizibilitetit

Ky studim është prezantuar për të dyja palët Shqipërinë dhe Kosovën, duke i hapur rrugën sigurimit të financimit për këtë projekt. Ky projekte pritet të kushtojë rreth 750 milionë euro.

‘Hekurudha kuqezi’ është një hap më afër realizimit. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projekt ideja për hekurudhën Durrës-Prishtinë.  Ky studim është prezantuar për të dyja palët Shqipërinë dhe Kosovën, duke i hapur rrugën sigurimit të financimit për këtë projekt.

 

Ky projekte pritet të kushtojë rreth 750 milionë euro.

 

Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. 

 

Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë./Shqiptarja.com

 

 

 


Më të lexuarat