Secondary Adv

Liderët e Europës në Tiranë, administrata do jetë pushim më 15 dhe 16 maj

Këshilli i Ministrave ka miratuar një VKM, ku në datat 15 dhe 16 maj, punonjësit e administratës së katër bashkive, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, do të jenë pushim.

Kjo VKM vjen pasi më 16 maj në Tiranë do të organizohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian.

 

Nga kjo VKM përjashtohen Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

 

Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

 

VKM

 

Caktimin e datave 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

 

Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

 

Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore, të përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /Ekofin


Më të lexuarat