Secondary Adv

2 mln euro për përmirësimin e platformës së shërbimit konsullor online, hapet tenderi

Me fond prej mbi 2 milionë euro, nis procedura për përmirësimin e platformës së shërbimit konsullor online nga Ministria e Jashtme dhe AKSHI.

Ministria e Punëve të Jashtme synon të përmirësojë platformën e shërbimit konsullor online përmes një procedure të çelur këtë të martë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit me një fond limit 205 milionë lekë apo mbi 2 milionë euro.

 

Kjo platformë, “Shërbimi Konsullor Online” (SHKO) filloi funksionimin në vitin 2016 ku u dixhitalizuan disa shërbime ku për të marrë disa dokumente nuk duhej më paraqitje fizike ose kjo reduktohej në më pak takime.

 

Sipas dokumenteve të procedurës së prokurimit objekti kryesor i këtij shërbimi është upgrade, përditësimi i infrastrukturës fizike, software zhvillime të reja dhe mirëmbajtja e platformës SHKO të MEPJ në çdo komponent të saj, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës të të gjithë komponentëve dhe shërbimeve të ofruar nga DÇK në MEPJ dhe Misionet Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë.

 

Komponentët kryesorë objekt i kësaj kontrate në formë të përmbledhur janë:

 

– Upgrade e infrastrukturës fizike.

 

– Upgrade i infrastrukturës software dhe Platformës SHKO.

 

– Zhvillime të reja sipas listës së nevojave të punës përcaktuar nga MEPJ, Drejtoria e Çështjeve Konsullore.

 

– Mirëmbajtje e infrastrukturës fizike dhe Platformës SHKO.

 

– Siguri dhe integritet më të lartë të sistemit dhe përshtatje me proceset e punës dhe legjislacionit ne fuqi.

 

– Përpilimi i manualit të përdorimit (rrjedha e punës) e platfomës SHKO.

 

– Trajnim i stafit të DÇK bazuar në rolet e tyre lidhur me mirëfunksionimin e Platformës SHKO.

 

– Kontrata e mirëmbajtjes të përfshijë ndryshimet në formë dhe përmbajtje për shërbimet aktuale në sistem, unifikim shërbimi, ndryshim emërtimi apo dokumentacioni, përmirësim shërbimi, shtim të elementëve të rinj bazuar në ndryshimet ligjore apo nevojat e punës.

 

– Kërkesat e Drejtorisë së Çështjeve Konsullore për ndryshime në flow, statuse, rregullime në ndërfaqe, zhvillime në sistemin që trajton aplikimet SHKO.

 

– Realizimi i zhvillimeve për përfshirjen e mundësisë së kryerjes së pagesës online për shërbimet konsullore me tarifë shërbimi.

 

– Realizimi i zhvillimeve për lëshimin e dokumenteve administrative elektronikisht, me vule elektronike.

 

– Implementimi i nënshkrimit elektronik në hallka të nevojshme në regjistrin elektronik, (Remote Signature Service – RSS). /Monitor(https://monitor.al/tenderi-2-milione-euro-per-permiresimin-e-platformes-se-sherbimit-konsullor-online/)


Më të lexuarat