Secondary Adv

Shtrenjtohen cmimet - INSTAT: Frutat dhe embelsirat pësojne rritjen me te madhe te cmimeve

Qytetarët shqiptarë gjatë muajit nëntor kanë shpenzuar më shumë para për të blerë fruta-perime si dhe sheqer, reçelra e ëmbëlsira. INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit ku konstatohet se inflacioni ka pësuar rritje duke shkuar në nivelin 1.9%, por përsëri mbetet i ulët në krahasim me objektivin e Bankës së Shqipërisë.

 

Gjatë muajit nëntor çmimet e konsumit u rritën, duke bërë që shqiptarët të shpenzojnë më shumë para për të njëjtat  produkte.INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit për muajin nëntor 2016, ku vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve brenda grupit të ushqimeve.Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, inflacioni u rrit në 1.9%, pasi kishte rënë për dy muaj radhazi deri në nivelin 1.5%, por përsëri mbetet nën objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë prej 3%.

 

Nga të dhënat vihet re se  çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10.1 %, pasuar nga nëngrupet “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 5.9 %, “qumësht, djathë e vezë” me 4.9 %, “peshk” me 3.7 %, “zarzavate përfshirë patatet”me 2.7 %.Kjo ka bërë që inflacioni gjatë nëntorit të pësojë një rritje të lehtë, por përsëri mbetet nën objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë.

 

Si rezultat i uljes së temperaturave, krahasuar me muajin tetor 2016 rritja e çmimeve vërehet edhe në grupin “qira, ujë lëndë djegëse dhe energji” me 1%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “transport” me -0.5 %.Grupi i ushqimeve ngelet faktori më përcaktues në ecurinë e inflacionit, megjithatë kontributi i tij në normën totale ka rënë ndjeshëm gjatë  muajve të fundit.


Më të lexuarat