Secondary Adv

Hapet thirrja per grantin 6 milion euro per fermeret e përmbytur te 2015

Fermerët në qarqet Fier, Lushnjë, Vlorë, Berat Korçe dhe Gjirokastër që kanë pësuar humbje nga përmbytjet e vitit 2015 janë thirrur nga Ministria e Bujqësisë të aplikojnë për fondin 6 milionë euro të projektit iPA 2013, “Rikuperimi i Dëmeve në Bujqësi dhe kthimit të kapaciteteve prodhuese”.


Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë aplikantë të mundshëm do të jenë të gjitha fermat, pronat bujqësore të prekura nga reshjet e shkurtit të vitit 2015.
Në mënyrë që përfitojnë fermerët duhet kryejnë aktivitete bujqësore (prodhim kryesor) ose përpunim bujqësor dhe kanë vendin e tyre të investimit (projektit), në një nga zonat e prekura nga përmbytjet: Fier, Vlorë, Lushnje, Berat, Gjirokastër, Korçë.Fermerët duhet të jenë persona me status ligjor (individë fermerë) ose persona fizikë dhe juridikë dhe aplikantë që plotësojnë të gjitha kriteret e pranueshëm për Grant.


Kanë të drejtë për investime, persona fizikë të prodhimit bujqësor, nëse janë regjistruar me NIPT-in e fermerit. Për investime në prodhimin e agro-përpunimit duhet të kenë të gjitha dokumentet e regjistrimit dhe të licencimit, siç kërkohet nga legjislacioni vendas.Gjithashtu ata duhet të jenë zotërues toke në Shqipëri, ose marrin me qera tokë në Shqipëri për kriteret minimale të investimit (projektit) e pakta prej 10 vjet që nga paraqitja e aplikimit bazuar në legjislacionin vendas në fuqi dhe të mos kenë detyrime të papaguara ndaj shtetit, siç kërkohet nga ligji vendas, sipas statusit ligjor të aplikantit, si për vetë deklarim.


Sektorët e pranueshëm për grant investimit janë ato të prodhimit.  Preferohen prodhime terren të hapur (fruta, përjashtuar drurët frutorë të përhershëm, por përfshirë luleshtrydhet, perimet, bimët foragjere dhe drithërat).Preferohen serat/galeri me lartësi të paktën prej 2.8 metra (për prodhimin e perimeve dhe/ose frutave, përfshirë luleshtrydhet). Jepen grante për pemëtari dhe vreshta të përhershme, blegtori (pula, të imtat, bletë, kafshë dhe derra) dhe bimë mjekësore dhe aromatike.Në sektorët e përpunimit preferohen qumësht dhe baxho, përpunimi i mishit, përpunimi i frutave dhe/ose perimeve (përfshirë bimët mjekësore dhe aromatike), prodhimi i mjaltit, prodhimi i verës dhe vajit.


Aplikimi përfshin investime vetëm në një sektor. Refuzohen aplikime që parashikojnë investime në më shumë se një sektor të përshtatshëm ose të papërshtatshëm.Llojet e pranueshme të investimeve sipas kësaj skeme të grant investimeve janë ndërtimi i ndërtesave të reja ose rindërtimi i atyre aktuale.


Më të lexuarat