6 reformat qe duhen bere, FMN ben bilancin e programit 3-vjeçar me Shqiperine
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi sot se ka përfunduar me sukses zbatimin e marrëveshjes trevjeçare me Shqipërinë. Më 24 shkurt, Shqipëria tërhoqi këstin e fundit të huasë prej 295,420,000 SDR (400.400.000 dollarë) të linjës së kredisë, e cila pati si qëllim rivendosjen e rritjes ekonomike dhe kontrollin mbi borxhin publik.
“Programi shënoi një sukses duke çuar në rrugën e shërimit financat publike”, – tha Anita Tuladhar, kreu i ekipit të FMN-së për Shqipërinë. “Falë angazhimit të autoriteteve shqiptare, ne mbështetëm reformat që janë kritike për rritjen. Programi ka forcuar kuadrin institucional dhe ka reduktuar dobësitë në ekonomi. Stabiliteti makroekonomik u ruajt, pavarësisht kushteve të vështira të jashtme”,- shtoi ajo.
Ja çfarë programi ka arritur: -Rritja ekonomike u përshpejtua në mbi 3 për qind; -Deficiti buxhetor u ngushtua me 3 për qind të PBB-së, i ndihmuar kryesisht nga rritja në të ardhurat nga taksat; -Borxhi publik ka pësuar rënie nga niveli më i lartë 73.7% e PBB-së; -Borxhet e qeverisë janë pastruar në masën më të madhe; -Buxheti tani regjistron një tepricë për pagesat e interesit mbi borxhin; -Reformat e sistemit të pensioneve dhe e sektorit të energjisë elektrike kanë përparuar në mënyrë të konsiderueshme, duke ulur varësinë e të dy sektorëve nga subvencionet buxhetore; -Raporti i kredive te këqija ka rënë dhe parlamenti miratoi ligjin për falimentimit për zgjidhjen e kredive të këqija dhe kornizat e përgjithshme fiskale dhe financiare janë forcuar.
Çfarë sugjeron FMN të bëhet FMN sugjeron se Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të përforcuar rritjen e saj dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë. Për të arritur këtë synim duhen bërë: -Të vazhdojnë përpjekjet për të ulur borxhin publik -Duhet të bëhet reforma e tatimit mbi pronën -Duhet të reduktohen rastet e përjashtimeve nga taksat dhe tatimet -Duhet të merren masa më efikase për menaxhimin e financave publike dhe modernizimin e administratës tatimore – Duhet zgjidhur çështja e kredive të këqija, pasi pengon kreditimin e ekonomisë. -Duhet të aplikohet reforma në sistemin e drejtësisë e mbështetur nga BE duhet të aplikohet.