Secondary Adv

Fol me kryeministrin, Rama prezanton platformën e re të dialogut me qytetarët

Rama prezanton platformën “Folmekm.al”, një kanal komunikimi 24-orësh për dialogun me qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re “Folmekm.al”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi dhe dialogu me qytetarët.


Gjatë prezantimit, Rama e cilësoi platformën si një “urë të hapur 24 orë”, duke bërë të ditur se një ekip i dedikuar do të kujdeset për shkëmbimin e informacioneve dhe opinioneve të qytetarëve.


Kryeministri e lidhi krijimin e këtij kanali komunikimi me situatën e krijuar pas protestave dhe përshkallëzimit të tensioneve, duke pretenduar se dialogu është penguar nga presioni, kërcënimet dhe dhuna.


Rama: Një urë funksionale për komunikimin me qytetarët


“Faqja është gati. Kushdo të komunikojë, për të hyrë në një dialog në kushtet kur vijnë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun. Kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale. Një urë e hapur 24 orë, ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit dhe të opinioneve që shkëmbehen”, deklaroi Rama.


Sipas kryeministrit, platforma do të mundësojë vijimin e komunikimit me qytetarët edhe në kushtet kur, sipas tij, ekzistojnë pengesa për zhvillimin e dialogut.


“Kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, se më vonë do të shkrihen edhe akujt e vendosur artificialisht nga ata që mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, bashkëjetesës demokratike”, u shpreh Rama.


Platforma “Folmekm.al” prezantohet si një hapësirë komunikimi e disponueshme gjatë gjithë kohës, ndërsa shkëmbimi i informacioneve dhe opinioneve do të mbështetet nga një ekip i dedikuar.


Burimi: Euronews


Më të lexuarat