Secondary Adv

Miratohet projekti i Himares

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planin e përgjithshëm vendor për Bashkinë e Himarës.

 

Ky vendim vjen pa u mbyllur ende negociatat mes qeverisë dhe komunitetit vendas, cili ka rezerva për projektin. Para disa ditësh në Himarë ka qenë edhe ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që zhvilluan bisedime me banorët. Takimi i fundit është mbyllur i tensionuar dhe pa marrëveshje, ndërsa Athina zyrtare reagoi menjëherë.

 

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar planet e përgjithshme vendore për bashkitë e Vlorës, Sarandës, Konispolit, Shkodrës, Lezhës dhe Rrogozhinës. Tjetër vendim ishte ai për lejen e ndërtimit për impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane në Fier, i cili parashkon edhe prodhimin e energjisë. Ndërkohë, janë 3 hidrocentrale të reja që kanë marrë lejen e ndërtimit, për një subjekt është shtyrë afati i lejes, ndërsa për 5 të tjerë është miratuar ndryshimi i projektit. Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar edhe lejen e zhvillimit për dy komplekse turistike një në Ksamil dhe tjetri në Jalë, si dhe shtyrjen e afatit për një tjetër kompleks turistik në Ishëm të Durrësit.


Më të lexuarat