Secondary Adv

Shifrat e punesimit: Vetem 1 ne 3 studente te diplomuar perfshihen ne tregun e punes

Të dhënat zyrtare të vitit të kaluar akademik tregojnë se, ndër 140 mijë studentë të arsimit të lartë, 35 mijë prej tyre u diplomuan. 

 

Ndër ta 20 mijë i takojnë ciklit bachelor. Të dhënat zyrtare të Instat ndërkohë, tregojnë se norma e punësimit të grupmoshës 15 deri në 24 vjeç me arsim të lartë, fiksohej në 32% gjatë tremujorit të 2 të vitit. Kjo do të thotë se, statistikisht, vetëm një ndër 3 të diplomuarit në vit ka gjasa të hyjë në tregun e punës, ose më saktë në tregun e formalizuar të punës, duke pasur parasysh ende punën në të zezë, paçka se në sektorët në fjalë, pra ata që kanë ofertë më të lartë për punë të kualifikuar, informaliteti është bindshëm më i ulët se në sektorët e tjerë ku kualifikimet nuk janë një kriter bazë. Pra, nëse vitin e kaluar, 35 mijë studentë janë diplomuar në një prej 3 cikleve të arsimit të lartë, gjasat janë që pak më shumë se 10 mijë prej tyre të jenë integruar në tregun e punës. 

 

Pjesa e mbetur nuk është vetëm rrjedhojë e mungesës së punës, por edhe e largimeve nga Shqipëria, apo pse jo, edhe e vullnetit të gjithsecilit për të mos kërkuar punë. Pra, të dhënat zyrtare sinjalizojnë se, një ndër problemet kyçe të arsimit në Shqipëri është pikërisht cilësia dhe impakti që kjo cilësi ka në tregun e punës. Inflacioni i diplomave përkthehet kështu drejtpërdrejtë në tregun e punës, ku oferta është bindshëm më e ulët se kërkesa për vende pune, pasi ndër 3 të diplomuar, vetëm njërit prej tyre i bie “shorti” për të vënë në praktikë teorinë e mësuar nëpër auditore./Scan


Më të lexuarat