Auditimi i KLSH: 200 mln leke dem ekonomik nga zyrat rajonale te regjistrimit te pasurive
Janar–Dhjetor 2018, KLSH ka realizuar 8 auditime në zyrat e regjistrimit, ku është konstatuar dëm ekonomik prej 236,564 mijë lekë dhe 188,845 mijë lekë të ardhura të munguara.
Në një raport të fundit, KLSH ka bërë me dije se në auditimet e realizuara për të gjithë vitin 2018 në Zyrat Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë konstatuar parregullsi, të cilat janë evidentuar duke hulumtuar në procesin e regjistrimit të pasurive, transaksioneve të paligjshme të kryera me to, tjetërsimit të pronave publike, falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare etj. KLSh thekson se, krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ZVRPP-ve, të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Janë rekomanduar në total për 8 subjektet e audituara, 510 masa organizative, 53 masa zhdëmtimi dhe 70 masa disiplinore, nga të cilat 40 masa “largim nga puna”, 30 masa “vërejte deri në largim nga puna”, janë kallëzuar penalisht 32 punonjëstë këtyre institucioneve përfshirë edhe drejtuesit e tyre, si dhe në 2 raste është përcjellë materiali për vlerësim nga prokuroria si indice për kallëzim penal. “Është evidentuar një mungesë e vullnetit për zbatimin e këtyre rekomandimeve, dhe mosveprim, nga ana e Drejtuesve të Institucioneve përkatëse, por krahasuar me vitet e mëparshme ka një rritje të nivelit të zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së.”-thuhet në raport. KLSh ka theksuar sakaq edhe që nga Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit gjatë vitit 2018 janë administruar 241 ankesanë lidhje me problemet e pronësisë, transaksionet e paligjshme të kryera me to, falsifikimet e dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare, të cilat janë shqyrtuar me përgjegjësi, objektivitet dhe profesionalizëm në një seksion të veçantë në Raportet Përfundimtare të Auditimeve të ushtruara nga KLSH në ALUIZNI apo ZVRPP.
“Vetë numri i madh i këtyre ankesave që qytetarët kanë paraqitur dhe vazhdojnë të paraqesin në KLSH në lidhje me paligjshmërinë dhe parregullshmërinë e veprimtarisë së ALUIZNI-eve dhe ZVRPP-ve tregon jo vetëm për besimin që qytetarët kanë karshi KLSH-së dhe auditimeve të tij por edhe për shkallën e lartë të paligjshmërisë dhe parregullshmërisë në këto institucione. Në auditimin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave Tiranë, është konstatuar se janë marrë vendime për kompensim financiar në mungesë të vendimeve të ish-KKKP, dokumentacionit të kërkuar ligjor dhe të parregullta, kanë bërë kompensime financiare jo sipas zërit kadastral që prona ka patur në kohën e shpronësimit. Kanë ndryshuar gjendjen e llojit të pronës nga tokë arë, shkurre, tokë pa fryt në truall, duke ndryshuar vlerën e kompensimit në dëm të shtetit, si pasojë e moszbatimit të procedurës së rregullt ligjore të vlerësimit financiar të vendimeve për kompensim me efekte financiare negative në fondin e kompensimit të ish-pronarëve në vlerën 736,006 mijë lekë. Ka kompensuar fizikisht më tepër me sipërfaqen totale prej 145735m2(14.57 ha) arë, Kanë bërë rivlerësim të vendimeve administrative të formës së prerë në kundërshtim me Vendimit nr.1, datë 16.01.2017 të Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimit të Komisionit të Venecias nr.861/2016, CDL-AD(2016) 023.”- përfundon raporti i KLSH./Monitor