Secondary Adv

Hapet rruga e re qe lidh Ulqinin me Shqiperine: 12 mln euro per aksin Sukobin-Muriqan

Share on Google+

Kryeministri malazez vizitoi rrugën e re nga Ulqini në pikën kufitare me Shqipërinë, Sukobin–Muriqan, ku aksi 13,5 km nga Ulqini në Krut është krejtësisht funksional. 

 

Me këtë rast, ai tha se kjo rrugë 25 km e gjatë dhe më vlerë 12 milionë euro do të lidhi Ulqinin me Shqipërinë, gjë që përmirëson jetën e qytetarëve që jetojnë atje dhe aksesin e turistëve për në Malin e Zi. Kur u pyet nga një gazetar nëse qeveria do të ndihmonte komunën e Ulqinit, Kryeministri tha se një gjë e tillë ishte bërë brenda ribalancit të buxhetit. 

 

“Ju keni parë që Qeveria ka propozuar një ribalancim të buxhetit jo sepse kemi një problem me financat, por sepse ne duam t’i ndajmë fondet e tepërta për qytetarët, kryesisht për kujdesin shëndetësor dhe për ata që janë të papunë, për të nisur disa projekte të reja të infrastrukturës, por gjithashtu për të ndihmuar Komunën e Ulqinit për t’u marrë me çështjet e zhvillimit të saj,” u shpreh ai. 

 

Me këtë rast Markoviç tha se kjo rrugë është e ndërtuar sipas të gjitha normave përtej standardeve të zakonshme për rrugët lokale. Sipas tij ajo ka të gjitha karakteristikat e një rruge rajonale duke falënderuar e përgëzuar gjithashtu Drejtorinë e Transportit dhe Kontraktorin për punën e tyre të suksesshme./Scan


Më të lexuarat