Secondary Adv

Avancon bursa e energjise: Nis perzgjedhja e aksionereve, ulje cmimi per konsumatoret

Këshilli i Ministrave ka miratauar vendimin, që i hap rrugën përzgjedhjes së aksionerëve të Operatorit të Tregut apo ndryshe të Bursës Shqiptare të Energjisë. 

 

Pas vendimit të 15 majit, për krijimin e kësaj hallke të rëndësishme në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, VKM-ja e re përcakton të gjitha procedurat që do të ndiqen për përzgjedhjen e operatorëve të sistemit të transmetimit, që do të jenë aksionerët e shoqërisë. Referuar dokumentit, brenda 30 ditësh, një komision i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit do të përgatisë dokumentet e procesit konkurrues. Operatori i Tregut do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare, të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga shoqëria “Operatori i Sistemit të Transmetimit”.

 

Ndërkohë që, më herët ministrja Belinda Balluku ka thënë se ky operator ka për synim mbulimin rajonal të tregtisë së energjisë elektrike dhe mirëpret pjesëmarrje në kapital të atyre operatorëve të sistemit të transmetimit të vendeve me të cilat Shqipëria ka Memorandume Mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrueshëm në këtë sektor. Ngritja e bursës parashikon listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, duke lehtësuar blerjen e energjisë nga të gjithë ata biznese që kanë dalë në treg të lirë, duke siguruar vetë sasinë e nevojshme të energjisë. Nga ana tjetër, pritet që  tregtimi me shumicë i energjisë të ulë çmimin për konsumatorët, ndërsa prodhuesit do të kenë mundësi të shesin e blejnë, duke u bërë pjesë e platformave rajonale të tregtimit të saj./Scan


Më të lexuarat