Secondary Adv

Nisma e BE per Bashkite: 2.5 milione euro fonde per komunitetet vendore

Delegacioni i Bashkimit Europian njofton nisjen e projektit “BE për Bashkitë”! 

 

Kjo nismë e re e BE-së synon krijimin e një skeme të granteve të hapur për të gjitha 61 bashkitë shqiptare për të garuar për fonde në të mirë të komuniteteve të tyre vendore. “Në veçanti, këto grante bashkiake do të adresojnë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik vendor, fuqizimin e të rinjve, arsimin, kulturën, mjedisin dhe infrastrukturën tjetër themelore bashkiake. “BE për Bashkitë”, që arrin 2,5 milion Euro për tre vjet, është pjesë e angazhimit në rritje të BE-së për të mbështetur qeveritë vendore” njofton delegacioni i BE-së. Afati i fundit për të dërguar propozimet është 7 janari 2020./Scan 

 

Më poshtë dokumentet e aplikimit: 

https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome&nbPubliList=15&orderby=upd&orderbyad=Desc&searchtype=RS&apply=N&aofr=166359&userlanguage=en&fbclid=IwAR0wLWSWdcW5aeqo1bUbOdEnQI4JhEyY6FKCLDBNgY5FuUl2c_exbX8pRDQ


Më të lexuarat