![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
Shkurtohen fondet per arsimin e larte: 2.5 mln euro me te uleta se nje vit me pare
Protestat studentore që nxiten qeverinë të destinojë më shumë fonde për arsimin e lartë këtë vit buxhetor kanë rezultuar një nismë pa sukses.
Qeveria shqiptare në rishikimin e buxhetit 2019 ka shkurtuar fondet për arsimin e lartë me 196 milionë lekë ose rreth 1,6 milionë euro, teksa fondi është 2.5 mln euro më i ulet se, i vitit 2018. Në buxhetin fillestar të vitit 2019 për Ministrinë e Arsimit ishin miratuar 7.4 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e buxhetit që tashmë është botuar në fletoren zyrtare financimet për arsimin e lartë janë 7.2 miliardë lekë ose rreth 200 milionë lekë më pak në fillim vit. Fondet e dedikuara për universitetin këtë vit janë programuar edhe në një nivel më të ulet se një vit më parë. Në aktin e dytë normativ të buxhetit 2018, fondet për arsimin e lartë ishin 7.5 miliardë lekë ose 300 milionë lekë (2.5 mln euro) më të larta se rishikimi i fundit i buxhetit 2019.
Nisur nga protestat e gjata të studentëve në dhjetor të vitit të kaluar qeveria shqiptare nëpërmjet një nisme të cilësuar “Pakti për Universitetin” premtoi rritje fondesh për buxhetin e universitetit. Në këtë kuadër qeveria njoftoi edhe anulimin e Koncesionit PPP, Thumanë -Kashar për qëllimin që fondet e programuara për këtë projekt ti shkonin paktit për universitetin. Kjo deklaratë e qeverisë u bë ani pse në buxhetin 2019 nuk kishte asnjë fond të programuar për financimin e koncensionit Thumane -Kashar e për rrjedhojë nuk mund të kishte asnjë rritje reale të buxhetit për universitetin. Në 8 vitet e fundit, buxheti i arsimit të lartë është luhatur në 10 miliardë lekë në vit, ku rreth 7 miliardë financohen nga buxheti i shtetit dh pjesa tjetër më shumë se 3 miliardë lekë nga tarifat që paguajnë studentet për studimet e larta.
70% e financimeve sigurohen nga qeveria dhe 30% nga universitetet. Ministria e Arsimit ka të drejtë të ketë shumicën në bord, i cili merr vendimet financiare për investimet në infrastrukturën e universiteteve dhe ekzekuton buxhetin e tyre. Duke qenë se shumica e anëtarëve në bord nuk kanë lidhje me universitetin, për rrjedhojë vendimet e tyre kanë qenë larg nevojave që ka universiteti, kanë pohuar pedagogët. Edhe pse tarifat e arsimit të lartë janë rritur me rreth 20% pas vitit 2015, të ardhurat totale prej tyre kanë shënuar rënie, për shkak se numri i studentëve ka ardhur në rënie.
Në katër vitet e fundit, për çdo vit akademik, në auditorët e universiteteve shqiptare po ulen më pak studentë. Numri i studentëve nuk është tkurrur vetëm në arsimin publik. Në universitetet private, tkurrja e numrit të studentëve ka nisur më herët. Në 2012-n ishin të regjistruar në universitetet private rreth 35 mijë studentë. Aktualisht në universitetet private studiojnë 23 mijë studentë, rreth 11 mijë studentë më pak. Rënia e studentëve në universitete private lidhet dhe me mbylljen e shumë institucioneve të arsimit të lartë jopublik, të cilat nuk plotësonin kushtet. 23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT./Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)
![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)