![Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet](images/news/armepushim ne gaza gatii.jpg)
Kredite me probleme: Bankat kane fshire nga bilancet 466 mln euro qe prej 2015
Huatë me probleme arritën 11% të totalit në fund të gushtit, por që nga 2015 deri në 6-mujorin e parë të 2019, bankat kanë fshirë nga bilancet 466 mln euro kredi të humbura.
Fluksi i fshirjeve ka rënë në mënyrë të ndjeshme gjatë 2 viteve të fundit, duke reflektuar pakësimin e kredive të humbura të klasifikuara si të tilla për më shumë se 3 vite. Banka e Shqipërisë vlerëson që procesi i fshirjeve mbetet i nevojshëm për të ulur më tej nivelin dhe raportin e kredive me probleme, dhe për të çliruar burimet që bankat mund t’i angazhojnë më mirë drejt kreditimit. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë miratoi së fundi një ndryshim rregullativ, sipas të cilit bankat duhet të fshijnë nga bilancet e tyre kreditë e humbura të klasifikuara si të tilla për më shumë se dy vite.
Ky ndryshim pritet të rrisë kontributin e procesit të fshirjeve të kredive të humbura, në uljen e kredive me probleme. Në tërësi, pavarësisht prirjes pozitive të rënies së kredive me probleme, Banka e Shqipërisë vlerëson se bankat duhet ta ruajnë fokusin në këtë proces. Gjatë 6-mujorit të parë 2019 vlerësohet se bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre rreth 2 miliardë lekë kredi të humbura, dhe kjo vlerë ishte më e vogël në krahasim me kreditë e fshira në periudhat paraardhëse. Banka e Shqipërisë argumenton se procesi i fshirjeve, ristrukturimeve dhe shlyerjeve të kredisë, është shoqëruar me ndryshimin e strukturës së kredive me probleme, ku pesha e kredive të humbura ka rënë në 45.
Ky ndryshim i strukturës, ka shkaktuar efektin statistikor të rënies me gati 4.4 pikë përqindjeje të raportit të mbulimit të kredive me probleme me fonde rezervë, në nivelin 62%. Huatë me probleme (NPL) kanë zbritur në nivelin më të ulët që nga tremujori i katërt i vitit 2009, kur ky tregues ishte 10.3%. Më pas, NPL-të filluan një rritje të shpejtë për të arritur një nivel rekord, që nga fillimi i viteve 2000, prej gati 25% në shtator 2014. Treguesi filloi sërish uljen, sidomos pas fundit të 2016-s, duke reflektuar dhe planin e Bankës së Shqipërisë për të ulur kreditë me probleme, që përfshiu ristrukturimin e një sërë huave si dhe fshirjen nga bilanci të kredive që kishin më shumë se 3 vjet që nuk ktheheshin.
Shlyerjet dhe fshirjet kanë ndikuar me rënien në 45% të peshës së kredive të humbura në totalin e kredive me probleme, raportoi Banka e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar për 5-mujorin e parë 2019. Në uljen e gushtit ka ndikuar pozitivisht dhe rritja e huasë për ekonominë, teksa treguesi i NPL-ve llogaritet në raport me huanë e dhënë në total. Pak kohë më parë, Banka e Shqipërisë miratoi një plan shpëtimi të pagëzuar si “Qasja e Tiranës”, për bizneset që kanë dështuar në shlyerjen e kredive në banka, me vlerë mbi 8 milionë euro. Plani i shpëtimit, tashmë në fuqi, do të nisë të aplikohet në muajin shtator për 9 korporata, nga grupi i të 35 kompanive që ishin problematike në kthimin e huave./Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet](images/news/armepushim ne gaza gatii.jpg)
![Parlamenti i ri Evropian pritet te vazhdoje mbeshtetjen per zgjerimin e BE Parlamenti i ri Evropian pritet te vazhdoje mbeshtetjen per zgjerimin e BE](images/news/parlament eurpian i ri.jpg)
![Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet](images/news/kontrollt ne plazhe subjekte.jpg)
![Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike](images/news/promovimi revista franceze per al.jpeg)
![Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme](images/news/kredite me problem ee rritje nga euro.jpg)
![Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme](images/news/investime pasuri te huaja.jpg)
![Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I](images/news/renia e euros zrtarishtt].jpg)
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)