![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Aeroporti i Kukesit me PPP: 175 mln leke tender per mbikqyrjen e punimeve
Ministria e Infrastrukturës ka hapur tenderin me fond limit 175.4 mln lekë për shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e PPP për aeroportin e Kukësit.
Data e mbylljes së tenderit është 29 tetor 2019. Referuar dokumenteve të tenderit, mbikëqyrësi i punimeve të zbatimit të punimeve për objektin ka për qëllim të kontrollojë dhe të ndjekë mbarëvajtjen e gjithë procesit të zbatimit të punimeve në përputhje me projektin, kushtet teknike të zbatimit, specifikimet teknike si dhe destinacionin e objektit duke patur parasysh afatin kohor të përcaktuar për kryerjen e punimeve të këtij objekti dhe anën ekonomike të këtij objekti. Kontrata e shërbimit të mbikëqyrjes do të jetë 24 muaj për zbatimin e punimeve dhe për 12 muaj periudha e garancisë së punimeve.
Në realizimin e objektivave për zbatimin e punimeve të objektit: “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/ppp për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Aeroportit të Kukësit”mbikqyrësi menjehere mbas lidhjes së kontratës duhet: -Të mbikqyrë Kontratën e zbatimit të punimeve në emër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të kryejë të gjitha detyrimet e besuara atij sipas Kontratës së nënshkruar dhe sipas Ligjit Nr. 8402 datë 10.09.1998, te ndryshuar, UKM Nr.3 dt.15-02 2001, UKM Nr.1 dt. 22.02.2005, UKM Nr 2 dt.13.5.2005 dhe të gjitha akteve ligjore dhe nënligjore të dala për këtë qëllim.
-Të njihet në detaje me projekt zbatimin dhe specifikimet teknike të objektit, të hartojë programin e kontrollit për zbatimin e projektit dhe cilësisë së punimeve në bazë të standarteve të përcaktuara me ligj. Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Punimet për Aeroportin e Kukësit kanë filluar më 10 Maj 2003 dhe kanë përfunduar më 31 Tetor 2005. Në vitin 2006 janë kryer punimet për instalimin e pajisjeve të navigacionit, si dhe është bërë kalibrimi dhe pranimi i tyre. I gjithë financimi i Aeroportit është një dhuratë e Emirateve te Bashkuara Arabe, me përjashtim të shpenzimeve për shpronësimin e pronarëve të tokave të zëna nga aeroporti, të cilat u përballuan nga Qeveria Shqiptare.
Shuma e përgjithshme e investimit ka qenë afër 20 Milionë Dollarë, pa përfshirë pajisjet e navigacionit, të cilat nuk kanë qenë në marrëveshjen fillestare, por që më pas u financuan edhe ato nga Qeveria e Emirateve të Bashkuara. Me VKM Nr.343 date 07.06,2006, Aeroporti i Kukësit i kaloi në administrim Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, ku sipas Udhëzimit Nr.2127/4 datë 7.2.2014 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe Ministrit të Financave, ky administrim do të bëhet deri në vënien në punë të aeroportit, duke përballuar shpenzimet administrative të tij nga fondet e veta. Ky aeroport është akoma i papërfunduar për të arritur standardet e kërkuara nga Rregullorja e Ministrit të Transportit Nr.130 datë 09.11.2012 “Për certifikimin dhe regjistrimin e Aerodromeve”, dhe ka nevoje për investime shtesë./Scan
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)