Secondary Adv

Bashkite kane 7.1 mld leke detyrime te prapambetura: Plan shlyerje deri ne 2022

Share on Google+

Krahas rritjes së performancës në mbledhjen e të ardhurave, bashkitë kanë si detyrë kryesore edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndër vite. 

 

Aktualisht stoku i detyrimeve llogaritet ne 7.1 miliardë lekë dhe të nxitur edhe nga qeveria qendrore, bashkitë kanë bërë një plan ambicioz shlyerje, kjo edhe për shkak të modelit të ri që do të aplikojë ekzekutivi, në shpërndarjen e fondeve sipas perfomancës. Referuar projektbuxhetit 2020 për pushtetin vendor, bashkitë kanë si objektiv që në fund të 2019-ës të shkojnë në nivelin 58 për qind në raport me totalin, në 2020 të shkojnë në nivelin 17 për qind detyrime të prapambetura, dhe në 2021-2022 të qëndrojnë në 12 për qind. 

 

Borxhet e vendorëve janë ngritur ndër vite si shqetësim nga qeveria qendrore, por mesa duket bashkitë nuk i kanë marrë seriozisht kërkesat duke mos marrë masa reale në shlyerjen e tyre. Një ndër shkaqet është edhe mbledhja e taksave dhe tarifave vendore në nivelin mestar 60-70 për qind si dhe shpenzimet e larta, çka bën që buxhetet e bashkive të jenë të pamjaftueshme për të shlyer stokun e detyrimeve. Me rritjen e transfertës së pakushtëzuar të qeverisë nga vitit në vit, pushtetit vendor i krijohen më shumë hapësira për të reduktuar borxhet e prapambetura./SCAN


Më të lexuarat