![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
Bashkia hap tender per sisteme sigurie: Se shpejti ne shkolla dhe institucione ne Tirane
Në shkollat dhe çerdhet e Tiranës do të vendosen sisteme sigurie të integruara.
Për këtë qëllim, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me fond limit 414.8 milion lekë. Data e mbylljes së tenderit është 9 dhjetori i vitit 2019. Qëllimi i projektit është mbulimi me një sistem të integruar sigurie që do të mundësojë monitorimin e parandalimin e aktiviteteve të paligjshme, si dhe identifikimin në kohë të rrezikut nga dëmtimet apo rastet e emergjencës, në istitucionet publike ku ushtrojnë funksionet strukturat e Bashkisë Tiranë, si dhe në istitucionet e arsimit parashkollor e shkollor si një nga objektivat strategjike të programit të qeverisë për sigurinë në sistemin arsimor.
“Përveçse një aset në shkolla, implementimi i këtij sistemi është një detyrim i vazhdueshëm që vjen si pasojë e kërkesës nga institucionet përkatëse dhe organet kompetente për rendin dhe sigurinë publike në vend në funksion të mësimdhënies dhe mundëson qëllimin final, që janë ambientet të sigurta e të mbrojtura për fëmijët/ nxënësit e mësuesit. Për një mbulim me shërbim të integruar sigurie për të gjitha institucionet e sistemit arsimor të territorit të Bashkisë Tiranë, janë planifikuar në këtë projekt institucionet arsimore të zonave urbane dhe interurbane” shkruhet në dokumentet e tenderit.
Nëpërmjet këtij projekti do të realizohet:
– Krijimin e sistemit të integruar (sisteme alarmi, reagim me grupe të gatshme, kamera sigurie);
-Detektimin dhe zbulimin në kohë reale të aktiviteteve të paligjshme, zjarreve, si dhe ndërhyrjen e menjëhershme të grupeve të gatshme;
-Monitorimi 24 orë në 365 ditë të vitit për parandalimin në kohë reale të aktiviteteve të paligjshme;
– Shkëmbim informacioni në kohë reale me strukturat e tjera përgjegjëse për monitorimin dhe ndjekjen e autorëve të veprimeve të kundra ligjshme;
-Integrimi i funksionaliteteve për gjeoreferencimin e pajisjeve rregjistruese të cilat mundësojnë rregjistrimin automatik si dhe të koordinatave gjeografike të vendodhjes së ngjarjes;
-Ruajtja e të dhënave/ provave në databazën e serverit kur konstatohen shkelje dhe referimi i tyre në institucionet përkatëse (polici, gjykata, prokurori etj).
Siguria e sistemit të integruar:
– Të dhënat në sistemet duhet të jenë 100% të sigurta dhe duhet të jetë e pamundur të fshihet ndonjë e dhënë.
Sistemi duhet të ofrojë mundësi e njoftimit në mënyrë të pavarur direkt nga sistemi me thirrje telefonike, dërgimin e mesazheve (zjarrëfikset, ambulancën, policinë, qendrëne kontrollit, si dhe grupin e gatshëm).
“Sistemi i integruar i shërbimeve është një hap i rëndësishëm në monitorimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë dhe padyshim një kontribut i mirë që i jepet përmirësimit të rendit në tërësi në qytetin e Tiranës” shkruhet më tej në dokumentet e tenderit.
Numri i përgjithshëm i godinave të përfshira në këtë projekt në total 368 paraqitet si më poshtë:
-Në zonat urbane të qytetit të Tiranës 157 institucione arsimore (NJ. Administrative Nr.1; NJ. Administrative Nr.2; NJ. Administrative Nr.3; NJ. Administrative Nr.4; NJ. Administrative Nr.5; NJ. Administrative Nr.6; NJ. Administrative Nr.7; NJ. Administrative Nr.8; NJ. AdministrativeNr. 9; NJ. Administrative Nr.10; NJ. Administrative Nr.11);
– Në zonat interurbane të qytetit të Tiranës 121 institucione arsimore (NJ. Administrative Petrelë; NJ. Administrative Farkë; NJ. Administrative Dajt; NJ. Administrative Zall-Bastar; NJ. Administrative Bërzhitë; NJ. Administrative Krrabë; NJ. Administrative Baldushk; NJ. Administrative Shëngjergj; NJ. Administrative Vaqarr; NJ. Administrative Kashar; NJ. Administrative Pezë; NJ. Administrative Ndroq; NJ. Administrative Zall-Herr);
– Institucione të Bashkisë Tiranë, 56 godina;
– Situata të pritshme: 34 godina/ institucione
Afati kohor i ofrimit të shërbimit do të jetë për një periudhë kohore 3 (tre) vjeçare, duke filluar nga data e lidhjes së marrëveshjes kuadër./SCAN
Më të lexuarat
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)