![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Thellohet skandali me rruget Milot-Balldre e Orikum-Dukat- KLSH: Kostot u rriten
Thellohet skandali i koncesioneve të rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
News24 mëson se Kontrolli i Lartë i Shtetit e kishte sinjalizuar Kuvendin dhe Qeverinë për kostot e shtuara në dëm të buxhetit të shtetit para miratimit nga Parlamentit të ketyre koncensioneve për 2 rrugët. Në raportin mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2018, KLSH ngre alarmin e pasojave që mund ti vijnë buxhetit të shtetit nga kontratat e Partneritetit Publik Privat. Duke përmendur kontratat në infrastrukturën rrugore, inceneratorët, kontratat e shërbimeve shëndetësore apo HEC-ve, KLSH thotë në raportin e vet se ka problematika të shumta në përgatitjen dhe cilësinë së këtyre kontratave.
KLSH konstaton se monitorimi i kontratave koncesionare, deri tani ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta, fakt që ngre problemin e cilësisë së përgatitjes së kontratës dhe indikatorëve të matshëm mbi monitorimin e shërbimeve për të cilat janë lidhur këto kontrata. Teksa parlamenti miratoi disa javë me parë kontratat me PPP për dy nga akset rrugore më të debatuara nga ekspertët dhe opozita, Milot Balldren dhe Orikum Dukat, KLSH në raportin e saj thotë se klasifikimi i ndërtimit të rrugës Milot-Balldren si autostradë është i pajustifikuar, bazuar në trafikun e parashikuar në studimin e fizibilitetit, dhe kjo ka rritur kostot e kësaj rruge.
Ndryshimi i kategorisë së rrugës A dhe II/C i shoqëruar nga ndryshimet e tjera tekniko-ekonomike, kanë sjellë një rritje të kostove (nga 61.5 milionë euro në 140 milionë euro, në gjykimin tonë të panevojshme për këtë investim, në raport me vëllimin e projektuar të trafikut dhe kushteve teknike të studimit të fizibilitetit, në të cilin mbështetet kjo kontratë. Problemi tjetër në këtë koncesion, por dhe në koncesionin e Orikum-Dukat sipas KLSH janë paratë që buxheti i shtetit do iu paguajë dy kompanive për punë që nuk ekzistojnë.
Kemi vërejtur mungesën e analizës financiare në përcaktimin e normës së kthimit për kapitalin privat për të vënë në dispozicion të projektit, duke ndikuar në pengesat e buxhetit të shtetit ndaj partnerit privat, si dhe mosparashikimin e kostove të shpronësimeve, si kosto të domosdoshme për kryerjen e investimit, fakt që rrit akoma më shumë vlerën e koncesionit. Për KLSH shqetësuese është dhe skema që parashikohet prej qeverisë për shlyerjen e koncesionarëve. Sipas KLSH-së si rregull pagesat nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Nga Kontrolli i Lartë i shtetit vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare për vitet në vazhdim./Balkanweb
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)