Secondary Adv

Hapet gara per koncesionin e aksit Milot-Morine ne rrugen e Kombit

 

Hapet gara per koncesionin e aksit Milot-Morine. Ministria e Transportit dhe Infrastrukurës ka shpallur garën për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit.


Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi edhe në qeverisjen Berisha, ish-ministri Sokol Olldashi bëri të njejtën gjë, por procesi u bllokua pa shpjegim bindës. Në fund të mandatit të tij të dytë, Berisha duket se e konsideroi si kundërproduktiv politikisht vendosjen e një tarife për kosovarët dhe banorët e rajoneve verilindore për të kaluar në këtë rrugë.


Qëllimi
Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, njofton se ka për qëllim të japë një koncesion për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradën Milot-Morinë. Autostrada është pjesë e rrjetit të rrugëve kombëtare dhe përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor të ndërtuar në historinë e Shqipërisë.
Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë - Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën. Kjo rrugë u ndërtua me shpejtësi nga qeveria e mëparshme, por u konstatuan në vijimësi disa problem.


Së pari, ajo nuk mund të quhet e kompletuar, duke qenë se herë paraqitet me katër, e herë me dy korsi, çka krijon problem edhe të sigurisë rrugore.
Dhe, së dyti, kostoja për mirëmbajtjen, prej rreth 20 milionë eurosh në vit, në një zonë me dimër të egër, është shumë e rëndë për shtetin. Në këto kushte, shqiptarët, që duhet të paguajnë me taksat e tyre dhe kredite e marra nga Berisha, do të paguanin edhe mirëmbajtjen dhe përfundimin e punimeve. Por qeveria e re, e konsultuar edhe me FMN e Bankën Botërore, ka vendosur të çojë ne fund rrugen koncesionare.

 


Objekti
Koncesionari i ardhshëm duhet të ndërtojë, përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën në bazë të një sërë standardesh të paracaktuara te performances gjate koncesionit me afat 30 vjeçar. Koncesionari do të mblidhte dhe të mbante të ardhurat nga taksa dhe, në këmbim, do të kishte përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.


Kriteret e përzgjedhjes
Kompanitë e interesuara duhet të dëshmojnë se kanë përvojën e përgjithshme në punime ndërtimi, në operimin e rrugëve me pagesë, në mirëmbajtjen e autostradave dhe urave, në mirëmbajtjen dhe operimin e tuneleve, përvojë në ndërtimin e autostradave. Në kohën e dorëzimit të ofertës, ofertuesit të parakualifikuar do t’i kërkohet të dorëzojë sigurimin e ofertës në shumën prej 250.000 eurosh./Shqiptarja.com


Më të lexuarat