Secondary Adv

Rritet shuma e rimbursuar e TVSH per biznesin: 14.5 mld leke ne Janar-Shtator

Share on Google+

Rimbursimi i TVSH-së për periudhën janar-shtator llogaritet 14.5 miliardë lekë, 4% ose 4.2 miliardë lekë më shumë se 9-mujori i vitit 2018.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2020 të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar parashikohet të jenë 151.6 miliardë lekë, 11.4 miliardë lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2019, ose 8.1%. Burimet e rritjes së TVSH-se në vitin 2020 do të jenë të ardhurat nga kjo taksë që do të gjenerohen si rezultat i rritjes ekonomike dhe indeksit të çmimeve, TVSH nga rritja e volumit të importeve dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare, si dhe TVSH nga përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve.

 

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike dhe rritja e importeve të saj çka ka ulur TVSH-në e brendshme dhe ka rritur TVSH në import me 2.4 miliard lekë vetëm për 9 mujorin janar-shtator, ndryshimi i skemës së projektit TAP nga furnizime me TVSH ne furnizime të përjashtuara kanë dhënë ndikim negativ në performancën e TVSH-së. Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në periudhën janar-nëntor në vlerën 21.3 miliardë lekë, 22% ose 6 miliardë lekë më pak se 9 mujori i vitit 2018 dhe 24.4% ose 6.9 miliardë lekë më pak se plani janar shtator 2019. Të ardhurat nga “TVSH”-ja në import janë realizuar në vlerën 79.4 miliardë lekë, 1.8% ose rreth 1.4 miliardë lekë më shumë se 9 mujori i vitit 2018 dhe realizim në masën 96.2% kundrejt planit të periudhës./ata


Më të lexuarat