![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Tarifat e korrupsionit qe paguajne bizneset: Shqiperia kryeson renditjen globale te BB
Shqipëria kryeson listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të biznesit të evidentuar nga anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore që i referohen anketave të tre viteve të fundit nga 2016 në 2019 në vende të ndryshme shihet se Shqipëria kryeson listën globale ndër vendet e anketuara, ku 36.1 për qind e bizneseve kanë pohuar se janë ndeshur me praktika të korrupsionit. ( shih grafikun bashkëngjitur). Shqipëria vjen e treta pas Sierra Leones dhe Laos ku përkatësisht 46.1 dhe 40.3 për qind e bizneseve kanë pohuar se kanë bërë pagesa korruptive. Në këtë renditje Shqipëria ishte në mesin e vendeve afrikane, ku shumica e të cilave ishin në një pozicion mjaft më të mirë.
Madje edhe në Bolivi dhe Kolumbi, që janë vende ku dominojë kartelet e drogës dhe krimit, duket se bizneset kanë marrëdhënie më korrekte me qeveritë e tyre. Në Europë bizneset e Qipros dhe Turqisë kanë raportuar nivele të ulta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4%. Përqindja e bizneseve në Shqipëri që kanë pohuar se kanë paguara tarifa korrupsioni është rritur ndjeshëm që nga viti 2013, kur u bë anketa e fundit, ne te cilën bizneset që aplikonin praktika korrupsioni përbenin afërisht 20 për qind të të anketuarve. Anketa e ndërmarrjeve që kryhet nga Banka Botërore në bashkëpunimeve BERZH prodhon tregues të rëndësishëm të cilat vihen në themel të kërkimeve për klimën e biznesit në vende të ndryshme të botës.
Vrojtimi i Ndërmarrjeve është anketim i kompanive që përfshin një varg të gjerë çështjes biznesi si aksesin në financë, korrupsionin, infrastrukturën, krimin, konkurueshmërinë, dhe njësitë matëse të performancës. Rezultatet e vrojtimit përdoren për të informuar, dhënë përparësi dhe gjurmuar në kohë reforma të rëndësishme që i mundësojnë kompanive të rriten. Kampioni i këtij vrojtimi përbëhet nga pronarë të bizneseve dhe manaxherë të lartë nga 377 kompani që veprojnë në sektorë dhe rajone të ndryshme. intervistat janë kryer përgjatë periudhës janar-maj 2019.
Megjithatë zyra e Bankës Botërore në Shqipëri sqaroi se ndryshimet në perceptime janë shpesh të vështira për t’u kuptuar dhe interpretuar pasi ato shpesh nxiten edhe nga aspekte përtej përvojave të drejtpërdrejta, aspekte që Vrojtimi i Ndërmarrjeve nuk i mat. Për më tepër, vrojtimi vë në dukje se firmat janë bërë më të drejtpërdrejta në shprehjen e ankesave për të gjitha aspektet e operacioneve të biznesit të tyre. Ky është një zhvillim pozitiv pasi paraqitja e ankesave ndihmon në identifikimin e çështjeve që duhen adresuar. Lista e pengesave kryesore që bizneset hasin në veprimtarinë e tyre ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2013, por taksat dhe shkalla e lartë e informalitetit kanë mbetur në krye të listës ndër vite./Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)