Secondary Adv

Sigurimet shoqerore, falen 80 per qind e gjobave per subjektet, afat deri me 30 prill


Të gjithë ata subjekte të cilat do të paguajnë brenda datës 30 prill kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, do të përfitojnë faljen në masën 80% të gjobave.” Deklarata është bërë ditën e djeshme nga Ministri për Zhvillimin Ekonomik Arben Ahmetaj në një dalje për mediat.


Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme projektligjin “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, nga subjektet juridike dhe fizike”.
Në fjalën e tij Ministri Ahmetaj theksoi se falë vendimit të marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave rreth 59 411 subjekte mund të përfitojnë faljen e gjobave në masën 80%. Por të gjithë këta subjekte duhet të paguajnë detyrimet e prapambetura të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore brenda datës 30 prill 2015.


Sipas Ahmetaj ky është një lajm i mirë për të gjitha sipërmarrjet shqiptare, të cilat mund të përfitojnë nga ky lehtësim, vetëm nëse paguajnë detyrimet brenda afatit të përcaktuar.
“Përfitoj nga rasti t’i informoj subjektet që përfitojnë nga ky lehtësim, pra nga heqja në 80% të masës së gjobave, se ky lehtësim ka vlerë nëse detyrimet do të paguhen brenda datës 30 prill 2015. Pra, falja e gjobave prej 80 % të masës së tyre do të arrihet dhe do të bëhet vetëm nëse janë paguar kontributet e tjera brenda datës 30 prill 2015”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik.


Ahmetaj theksoi se nga ky lehtësim i drejtpërdrejtë përfitojnë 59 411 subjekte, pra lehtësohet një barrë e krijuar. Ky lehtësim është njëkohësisht edhe një sinjal i drejtpërdrejtë për detyrimin dhe domosdoshmërinë e formalizimit të ekonomisë në vend.
“Gjej rastin t’i bëj thirrje sipërmarrjes për formalizimin e të gjithë të punësuarve në të gjitha sektorët e ekonomisë”, përfundoi Ahmetaj.


Më të lexuarat