![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Leku vijon te rrise vleren ne treg: BSH sqaron arsyet e nencmimit te euros dhe dollarit
Monedha vendase ka fituar pikë ndaj euros dhe dollarit në mënyrë të qëndrueshme gjatë 2019 për shkak të efekteve sezonale të turizmit që për këtë vit janë zgjeruar në kohë.
Sipas raportit të politikës monetare, banka e Shqipërisë sqaron se tremujori i tretë i vitit është karakterizuar nga vijimësi e mbiçmimit të monedhës vendase kundrejt euros. Kursi mesatar gjatë kësaj periudhe rezultoi 121.6 lekë/euro, me një forcim tremujor të lekut prej 1.2%, po aq sa edhe në tremujorin e dytë të tij. Edhe mbiçmimi vjetor i lekut në këtë periudhë, prej mesatarisht 3.5%, rezultoi pranë vlerës së shënuar në tremujorin e dytë të vitit (3.4%). Krahasuar me vitin e kaluar, forcimi i lekut gjatë vitit 2019 është ngadalësuar ndjeshëm, në kushtet kur deficiti korrent, e veçanërisht ai tregtar, janë zgjeruar. Kjo ecuri e kursit vlerësohet brenda linjave të sjelljes sezonale të tij dhe përkon me një sezon më të mirë turistik, sikurse tregohet nga të dhënat indirekte të sektorit të turizmit.
Krahas kësaj, vitet e fundit është vërejtur dhe një shtrirje më e gjerë e këtij sezoni, çka është reflektuar në nisje më të hershme të mbiçmimit sezonal të lekut dhe zgjatje të tij pjesërisht deri në shtator. Shuarja e efektit sezonal, tipike e muajit shtator, ka nisur vetëm në fund të këtij muaji dhe duketse po reflektohet më shumë në muajin tetor. Në tre javët e para të muajit tetor, një euro është tregtuar mesatarisht me 123.0 lekë, me një nënçmim mujor të lekut prej 1.2% dhe ngadalësim të mbiçmimit vjetor të tij në 1.7%. Në përgjithësi, tregtimi i euros në tregun valutor ka qenë i qetë dhe treguesit e stresit në të janë paraqitur në nivele optimale. Ecuria e dollarit amerikan ka reflektuar mbiçmimin e tij në tregun ndërkombëtar valutor, por në një masë më të zbutur si rrjedhojë e forcimit të lekut kundrejt euros.
Kursi usd/lek rezultoi mesatarisht 109.4 lekë/usd në tremujorin e tretë, me një nënçmim të lekut prej 0.9% krahasuar me një vit më parë. Leku ka vijuar të nënçmohet kundrejt dollarit amerikan edhe gjatë tre javëve të para të muajit tetor, duke reflektuar kryesisht dobësimin e monedhës vendase kundrejt euros. Në terma nominalë efektivë, leku u forcua me 1.1% në tremujorin e tretë. Mbiçmimi vjetor efektiv i lekut ka vijuar të ngushtohet, duke shënuar 2.2% në muajin shtator, nga 5.8% dhe 10.2% që shënonte përkatësisht në muajin qershor të këtij viti dhe në fund të vitit të kaluar. Peshën kryesore në mbiçmim efektiv e zë forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane, në një kohë që zbutja e këtij mbiçmimi është diktuar nga ecuria e tij kundrejt lirës turke. Kursi real efektiv i këmbimit ka shfaqur trajektore të ngjashme me atë nominal; në fund të tremujorit të tretë, mbiçmimi real vjetor i lekut ka zbritur në 1.9%, nga 4.7% që shënonte në fund të tremujorit të dytë./Monitor
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)