![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
TVSH per transportin nderkombetar- DPT: Ja cilat transaksione perjashtohen nga taksimi
Në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” u publikua informacioni: “Transporti ndërkombëtar dhe shërbimet e lidhura me të”.
DPT njofton se, në zbatim të Ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së, transaksionet e mëposhtme të transportit ndërkombëtar:
a) furnizimi me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme, për lundrimin në det të hapur të:
i) anijeve për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve me pagesë ose;
ii) anijeve për ushtrimin e veprimtarive tregtare, industriale e të peshkimit;
iii) anijeve për kryerjen e veprimeve të shpëtimit dhe ndihmës në det
iv) anijeve për peshkimin bregdetar, përveç furnizimit me rezerva të tjera të nevojshme;
b) furnizimi me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme të anijeve luftarake
të përfshira në kodin e Nomenklaturës së Kombinuar (NC) 8906 10 00;
c) furnizimi i shërbimeve të lidhura me anijet;
d) furnizimi me karburant dhe me rezerva të tjera të nevojshme të mjeteve fluturuese, që përdoren nga kompanitë e transportit ajror për transport ndërkombëtar me pagesë;
e) furnizimi i shërbimeve të kryera për mjetet fluturuese, që përdoren nga kompanitë e transportit ajror për transport ndërkombëtar me pagesë.
Shërbime të lidhura drejtpërdrejtë me mjetet për transport ndërkombëtar detar dhe ajror
Për mjetet detare
Trajtohen si furnizime me zero % të TVSH-së, furnizimet e mëposhtme të kryera për anijet që janë të licencuara për aktivitetin e tyre ndërkombëtar sipas legjislacionit shqiptar apo të huaj të fushës:
Anijet e përdorura për një veprimtari industriale në det të hapur dhe për transportin ndërkombëtar të pasagjerëve me pagesë;
Anijet e posaçme të licencuara për peshkimin profesional, vetëm kur peshkojnë në ujëra ndërkombëtare;
Anijet e shpëtimit dhe të asistencës në det, përfshirë anijet e pilotimit dhe ormexhimit.
Dokumentacioni justifikues
Personi i tatueshëm që kryen furnizimet sa më sipër, duhet të dokumentojë dhe të zotërojë të gjithë dokumentacionin e duhur sipas legjislacionit të fushës, që të vërtetojë kryerjen e furnizimit për mjetet si më sipër. Për këtë, ai duhet të pajiset edhe me një vërtetim/ deklaratë noteriale të lëshuar nga blerësi (zotëruesi i anijes), për çdo shërbim të kryer që dëshmon se anija që furnizohet, kryen aktivitetin ndërkombëtar sipas kushteve të përcaktuara në këtë nen të ligjit.
Përjashtimet
Nuk përfshihen ne trajtimin si më sipër, veçanërisht anijet që nuk janë pjesë e këtyre kategorive. I tillë është rasti i:
anijeve të përdorura për një veprimtari industriale brenda ujërave territoriale;
anijeve të kultivuesve të midhjeve, kultivuesve të stridheve, kultivuesve të butakëve;
anijeve për qëllime sportive ose për argëtim;
anijeve të Flotës Kombëtare.
Kujdes!
Përsa sqarohet në këtë pikë, shërbimet e kryera për këto mjete nuk konsiderohen si shërbime në funksion të transportit ndërkombëtar dhe janë të tatueshme me shkallën tatimore 20%.
Për mjetet ajrore
Shërbime të kryera për mjete ajrore dhe ngarkesën e tyre
Konsiderohen si shërbime të kryera për nevoja të drejtpërdrejta të mjeteve fluturuese ose ngarkesës së tyre dhe trajtohen me shkallë zero të TVSH-së, furnizimet e shërbimeve të mjeteve fluturuese që përdoren nga kompanitë e transportit ajror për transport ndërkombëtar me pagesë. Personi i tatueshëm që kryen furnizimet sa më sipër duhet të dokumentojë dhe të zotërojë të gjithë dokumentacionin e duhur sipas legjislacionit të fushës, që të vërtetojë kryerjen e furnizimit për mjetet fluturuese për transport ndërkombëtar dhe për nevoja të tyre.
Përjashtime
Nuk janë furnizime shërbimi me 0%, shërbimet e kryera për:
mjetet fluturuese të përdorura për kompanitë ajrore, të cilat nuk i plotësojnë kushtet e transportit ndërkombëtar, referuar legjislacionit të fushës;
avionët, mjetet fluturuese për turizëm apo për përdorim privat./Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)