Secondary Adv

Shpronesimet te Bulevardi i Ri dhe lumi i Tiranes: Ndryshon vendimi, 1.7 mld leke fondi

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin për shpronësimet në kuadër të projektit për Bulevardin Verior dhe Rehabilitimin e lumit të Tiranës. 

 

Referuar vendimit, pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelat bashkëlidhur dhe janë pjesë përbërëse të këtij vendimi, për sipërfaqen 39 mijë e 646.8 metra katrorë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 938 milionë e 126 mijë lekë dhe për 206 objekte me vlerë 827 milionë e 942 mijë lekë. Ndërkohë, pika 3 e vendimit të mëparshëm ndryshohet, si më poshtë vijon: “Vlera e plotë e shpronësimit, prej 1 miliard e 766 milionë e 69 mijë lekë do të përballohet në masën 550 milionë lekë nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë, dhe pjesa e mbetur nga fondet e buxhetit të Bashkisë Tiranë. ”Vlera e shpenzimeve procedurale, prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, do të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.”/SCAN


Më të lexuarat