![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
Thellohen humbjet ne buxhet: Ne 10 muaj financave u mungojne 91 mln euro
Mosrealizimi i të ardhurave është thelluar dhe më tej gjatë muajit tetor, duke treguar për një vështirësi në mbledhjen e taksave e tatimeve.
Sipas tabelave fiskale paraprake të Ministrisë së Financave, të ardhurat në total për periudhën janar tetor 2019 ishin 383.3 miliardë lekë, me një rritje nominale prej 3.6% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh rritjen ekonomike prej rreth 2.3% dhe inflacionin mesatar të 10 mujorit prej 1.4%, atëherë rritja reale e të ardhurave është zero. Në raport me planin fillestar të 10 mujorit, që ishte 394.5 miliardë lekë, financave u mungojnë 11.2 miliardë lekë, ose rreth 91 milionë euro. Vetëm në tetor, mosrealizimi i planit ishte 3.6 miliardë lekë, në raport me tabelat e buxhetit fillestar. Zëri me realizimin më negativ është TVSH, që sjell një të tretën e të ardhurave në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit në ekonomi. Të ardhurat nga TVSH ranë me 4.3% me bazë vjetore për 10 mujorin, ndërkohë që ishin rreth 11.3 miliardë lekë më pak sesa plani.
Të dhënat nuk janë ende të detajuara, por për 9 mujorin efektin kryesor e kishte TVSh e brendshme, me të ardhurat që ranë me 22%, si rrjedhojë e përjashtimit të nënkontraktorëve të gazsjellësit TAP nga TVSH-ja, rënies së euro, uljes së eksporteve të energjisë, mbylljes së lojërave të fatit, heqja e TVSH-së për imputet dhe makineritë bujqësore. Performancë negative kishin dhe taksat doganore, që ranë me 7.4%, duke qenë rreth 4.3 miliardë lekë më pak se planifikimi fillestar. Performanca e dobët e TVSH është kompensuar nga ecuria e mirë e tatim fitimit dhe të ardhurave personale, që u rritën përkatësisht me 10% dhe 31%, duke mbledhur të dyja bashkë 8.6 miliardë lekë më shumë sesa plani. Rezultati pozitiv financiar i kompanive në vitin 2018, reflektoi rritjen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar nga ana e tyre në vitin 2019.
Veçanërisht, situata pozitive e sektorit energjitik gjatë vitit 2018, ka lejuar kompanitë e këtij sektori që të paguajnë në Buxhetin e Shtetit gjatë vitit 2019, jo vetëm tatimin mbi fitimin e vitit 2018, por edhe një pjesë të detyrimeve të papaguara nga vitet e kaluara, sipas Ministrisë së Financave. Pozitiv ishte dhe pushteti vendor, që ka arkëtuar 20% më shumë të ardhurave, si rrjedhojë e hyrjeve të mëdha nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, për shkak të numrit të lartë të lejeve të ndërtimit, kryesisht në Tiranë. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore ishin sipas planit dhe u rritën përkatësisht me 5.7 dhe 6.4%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gati tabelat e Aktit Normativ 2, rishpërndarje e të ardhurave dhe shpenzimeve
Me rezultatet e 10 mujorit, Ministria e Financave ka bërë dhe një rishpërndarje të të ardhurave dhe shpenzimeve bazuar në Aktin Normativ 2, i cili duhet ende të kalojë në qeveri. Ndonëse mosrealizimi i planit është i lartë, plani vjetor i të ardhurave ka mbetur i pandryshuar, me 486.7 miliardë lekë. Financat kanë bërë një rishpërndaje të tij, duke ulur planin nga tatimet e doganat me 2 miliardë lekë dhe atë nga të ardhurat jo tatimore me 1 miliardë lekë. Në kahun tjetër është rritur plani për të ardhurat e pushtetit vendor me 3 mld lekë. Në kahun e shpenzimeve, totali ka mbetur i pandryshuar në 519.7 miliardë lekë, por sërish ka rishpërndarje të vogla. Shpenzimet korente janë rritur me 2.6 miliardë lekë, ndërsa janë ulur shpenzimet për interesa me 1.6 miliardë lekë dhe ato për fonde speciale po me 1 miliardë lekë./Monitor
Më të lexuarat
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)
![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)