Secondary Adv

Miratohet Fondi Social: Financohen 14 sherbime te reja per njerezit ne nevoje ne 14 bashki

14 bashki janë përfitueset e para të financimit të qeverisë për 14 shërbime të reja që do të mbështesin 3500 njerëz në nevojë. 

 

Me buxhetin e shtetit financojmë bashkitë për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale për gratë, fëmijët në vështirësi, të moshuarit dhe të gjithë kategoritë në nevojë, nëpërmjet Fondit Social. Gjatë takimit me Kryetarët e Bashkive, Ministrja Manastirliu deklaroi se Fondi Social është instrumenti i duhur financiar për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve në territor. “Jam shumë e kënaqur që këtë përpjekje të kahershme e kemi bërë realitet, me mbështetjen direkte me financim për çdo bashki, për të ngritur shërbime sociale për njerëzit në nevojë, për të përmirësuar dhe standardizuar shërbimet ekzistuese dhe për t’i ofruar një mundësi të munguar më parë, grave, fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi ndryshe. 

 

Pas procesit të aplikimit dhe vlerësimit të nevojave, jam sot me ju për të ndarë së bashku financimin me 1 milion dollarë të 14 shërbimeve te reja në 14 bashki të kualifikuara fituese, që përfitojnë nga Fondi Social”, – tha Manastirliu. Me Fondin Social, instrumenti financiar i vënë në dispozicion të bashkive nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 90% të projekteve të paraqitura në vitin e parë, 60% në vitin e dytë dhe 30% në vitin e tretë, duke siguruar qëndrueshmëri financiare për shërbimet sociale në territor. 

 

Manastirliu gjatë fjalës saj tha se në muajin Dhjetor do të hapet thirrja e dytë për projektet e bashkive që do të mbështeten nga Fondi Social.“ Sigurisht që investimet në infrastrukturë dhe rrugë janë të rëndësishme, por po aq të rëndësishme janë edhë këto shërbime për grupet në nevojë në gjithë vendin”, apeloi Manastirliu. E pranishme në takim Kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako tha se bashkia do të këtë prioritet programet e mbrojtjes sociale. “Bashkia e Durrësit për herë të parë bëhet pjesë e këtij projekti dhe ne jemi fitues për ngritjen e një qendre që mbështet fëmijët dhe familjet në nevojë”, tha znj. Sako.  14 shërbimet e reja në 14 bashkitë përfshijnë të gjitha grupet në nevojë si fëmijët, të moshurit, personat me aftësi ndryshe, viktimat e mundshme të trafikimit. 

 

Më konkretisht, do të ngrihen 3 Qendra Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjeve në Kurbin, Sarandë dhe Vlorë. Do të finacohen 4 Shërbime Lëvizëse në Familje, për Fëmijët në nevojë dhe me Aftësi të Kufizuar në Peshkopi, Elbasan, Librazhd dhe Lezhë. Në Lushnjë do të financohet hapja e Qendrës Ditore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar, përmes ofrimit të shërbimeve integruese. Për herë të parë në bashkinë Tiranë do të pilotohet Shërbimi i Asistencës Shtëpiake për të Moshuarit në Banesë. Rjetit të ofrimit të shërbimeve për të moshuar, i shtohen edhe 2 qendra te reja ditore në Prrenjas dhe Rroskovec. 

 

Bashkia Maliq ka përfituar financimin në kuadër të Fondit Social për ofrimin e strehimit dhe shërbimeve emergjente brenda 72 orë për femijet 0-18 vjeç. Bashkia Durrës po ngre një qendër ku do të ofrohet një paketë e plotë shërbimesh, për të mundësuar mbrojtjen e fëmijëve dhe nënave në nevojë emergjente për mbrojtje. Për të 6 njësitë administrative në bashkinë Gjirokastër do të ofrohet mundësia e shërbimeve të parandaluese dhe trajtimit të viktimave të dhunës apo në risk ndaj saj, pranë Qendrës së Emergjencës për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore, ku do të trajtohen edhe fëmijët./Shqiptarja.com


Më të lexuarat