![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Projekte novatore turizmi ne Kaskaden e Drinit: KESH hap tenderin 8.4 mln leke
KESH ka hapur një tender me fond limit 8.4 milion lekë për të studiuar potencialin e shfrytëzimit të mëtejshëm të hidrocentraleve shqiptare.
Referuar dokumenteve të tenderit, parashikohet të studiohet historiku i ndërtimit dhe më tej i funksionimit të hidrocentraleve në Shqipëri që deri më sot nuk është shumë pasqyruar qartë për publikun duke paraqitur dobësi në promovimin e lidhjes së natyrshme dhe ndërveprimit të së shkuarës me të tashmen dhe të ardhmen. “Potenciali turistik i zonës rreth pellgut ujëmbledhës të lumit Drin mbeten ende të panjohura çka e bën këtë iniciative sa atraktive aq edhe ekonomikisht të arsyeshme për zhvillimin e zonës në një dimension të ri.
Përmes këtij shërbimi, KESH sh.a. parasheh mundësinë për bashkëpunim me komunitetin duke u bashkëangazhuar në iniciativa me ndikim social-ekonomik për komunitetin por edhe ndërgjegjësimin për ndikimin që ka për mjedisin aktiviteti i prodhimit të energjisë elektrike nga uji. Në kuadër të politikave shtetërore për promovimin e zhvillimit social-ekonomik por edhe angazhimit korporativ për ndërveprimin me komunitetin në zonat ku shoqëria KESH sh.a ushtron aktivitetin e saj, ky projekt synon rritjen e bashkëveprimit me komunitetin në drejtim të zhvillimit social-ekonomik me fokus turizmin shumëdimensional.
Kjo formë e veçantë e ndërveprimit social-ekonomik të biznesit me komunitetin mundëson zhvillimin një atraksioni turistik të ri dhe përbën një ofertë më shumë për turistët vendas dhe të huaj. Qëllimi kryesor i kësaj konsulence është të vlerësojë potencialin e kaskadës së Drinit për përmirësime në lidhje me lehtësinë e aksesit, atraktivitetin, së bashku me disa mundësi investimi me kosto efektive, fizibilitetin e tyre dhe rreziqet e shoqëruara” shkruhet në dokumentet e tenderit. Konsulenti, evidentohet në dokumente, pasi të ketë studiuar situatën aktuale të aktiviteteve përreth zonës së kaskadës, pritet të identifikojë dhe përcaktojë ndërhyrjet më të mira për te përmirësuar kaskadën e Drinit, përkatësisht në 3 njësitë prodhuese nën menaxhimin e KESH sh.a.
Përmes familjarizimit me politikat e turizmit, planifikimin për përdorimin e burimeve të energjisë së rinovueshme nga ana e KESH sh.a. dhe në përputhje me investimet e planifikuara në zone, konsulenti do të identifikojë mundësitë teknike për 3 skenarë investimi me avantazhet secilit skenar të dukshme përsa i përket kostos, funksionalitetit, qëndrueshmërisë, ndikimit mjedisor, mirëmbajtjes, etj. Secili skenar pritet të shoqërohet nga raporte që do të përfshijnë konceptet finale të ndërhyrjes, vlerësimin e kostove dhe të gjitha dokumentet e tjera për të vijuar në fazën tjetër. Afati për aplikimin në këtë tender është 13 dhjetori. Një projekt tjetër që po aplikohet në kaskadën e Drinit është ai i prodhimit, jo vetëm e energjisë ujore, por edhe i energjisë diellore përmes paneleve të intaluara në sipërfaqet e kaskadave./SCAN
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)