60 firma ndertimi po hetohen: Rindertimi nga ata qe kaluan testin e termetit
60 kompani në Durrës janë në dorë të prokurorisë dhe policisë për ndërtimet abuzive.
Vetëm ato kompani që kanë kaluar testin e tërmetit do të pranohen në garë për procesin e rindërtimet, që Rama tha se ka mungesë të fuqisë punëtore. "Në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve, në Durrës janë 12 kompani, unifikoni procedurën me Tiranën, për 24 orë të jepet leja, por plani i supervizionimit të jetë i joni. 60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të dëmtuara, 12 janë gati, një apel të tjera që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces. Ndërkohë që procesi i hetimit vijon, janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet.
Nuk ka asnjë provë që fshihet të gjitha vendngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumenteve, provave, fotografimi, etj. Duhet bërë edhe lista e kompanive që përmbushin parametrat e sigurisë që do të jenë pjesë e shortit për ti ftuar më pas në programimin e rindërtimit. Ky program kërkon një fuqi punëtore të madhe. Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrim edhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë.
Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se "Të behen dosjet e pallateve që do të shemben. Deri ditën e hënë të jetë plani i punës në tavolinë. Kombinati dhe për pastrimin e inerteve ta bëjnë kompanitë me kontribut. Në Durrës kjo është vënë në vijë. Të fillojmë pa humbur kohë edhe transformimin e fushës në Porto Romano. Brenda Dhjetorit të mbyllen dhe të mos shkojnë më plehra në Porto Romano. Është momenti të mbyllet edhe plaga e madhe e maleve të Krujës, të fashohen"./Shqiptarja.com