![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Koncesioni i sterilizimit jashte kontrollit: Kete vit 3.5 mln euro me shume se kontrata
Koncesioni i sterilizimit në spitalet rajonale këtë vit do financohet me 14 mln euro nga rreth 10.5 mln euro, ose 3.5 mln euro më shumë se planifikimi fillestar.
Të njëjtat burime sqaruan se, planifikimi i koncesionit të sterilizimit për vitin 2019 ka qenë në nivelin 1.28 mld lekë, por mbështetur në vlerën e faturuar për periudhën 10-mujore 2019 në 1.4 miliardë lekë, dhe në pritshmërinë se ky shërbim, deri në fund të vitit do të shkojë në nivelin 1.71 mld lekë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se ka rishikuar buxhetin për të financuar këtë shërbim, me qëllim moslejimin e detyrimeve të prapambetura. Planifikimi për këtë shërbim në vitin 2020 është në nivelin faktik të 2019, 1.71 mld lekë, pohuan të njëjtat burime.
Financimi shtesë për koncesionin e sterilizimit për dy vite 2018-2019, ka kaluar shumën e 6 milionë eurove, 3.5 milionë euro këtë vit dhe mbi 3 milionë euro në 2018-n. PPP-ja e sterilizimit u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, përfaqësuar nga Milva ikonomi, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve. Kontrata nisi të zbatohet më 2016.
Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga auditimi i këtij shërbimi u konstatua se, nuk ka një përcaktim detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar se në total, shërbimi i likuiduar ndaj PPP së sterilizimit për vitin 2018, është 1,487 milionë lekë, në krahasim me 987 milionë lekë në vitin 2017, pra janë likuiduar 500 milionë lekë, ose 50.6% më shumë se një vit më parë.
Ndërsa po ta krahasojmë shërbimin e kryer prej 2,087 milionë lekësh, ka ngelur pa likuiduar vlera prej 609 milionë lekësh, rezulton është shërbimi i kryer dhe i palikuiduar. Sipas pikës 4.7 të kontratës së financimit, përcaktohet “për vonesa në likuidim, interesat që do të llogariten e maturohen duke mbajtur parasysh normat e interesit të instrumentit kryesor të rifinancimit të Bankës Qendrore Europiane, i aplikuar në operacionin e fundit, i maturuar me 7%”, do të rezultojë që me ritmet e likuidimit të këtij shërbimi të rëndojnë buxhetin e shtetit edhe kamatëvonesat. Auditimi tregon se kontrata e financimit të këtij shërbimi, është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin./Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)