Secondary Adv

5 gabimet e pushtetareve Shqiptare

Është e rëndësishme që pas ngjarjeve të mëdha siç ishte tërmeti i cili shkundi Shqipërinë, të nxirren konkluzione të cilat do ndihmojnë për ti përballuar më mirë vështirësitë në të ardhmen. 

 

Nëse nuk do të kishim bërë gabimet e mëposhtme, do ta kishim përballuar shumë më mirë vështirësinë që po kalojmë.

1. Administrata ka lejuar të ndërtohet në vende të gabuara, objekte me parametra të gabuar.

Do të duhet të ishin rrespektuar studimi gjeologjik dhe sizmik, kontrolli i supervizorit në çdo hap të zbatimit të projektit, kontrolli i ekspertëve  të pushtetit vendor, analiza e materialeve të beteonit dhe hekurit dhe kryerja me rigorozitet të certifikimit final (kolaudimit). Nëse do të kishim një administratë funksionale dhe profesionale, sot do të kishim qytete më të rregullta në aspektin estetik dhe objekte të ndërtuara sipas standarteve. Si pasojë nuk do të kishim pasoja në viktima, mijëra banesa të dëmtuara dhe banorë të rrënuar ekonomikisht. 

 

2. Drejtoria e emergjencave civile.

Shqipëria është një vend i cili paraqet rrezikshmëri të lartë për sa i përket fatkeqësive natyrore. Si rezultat ishte e domosdoshme të kishim investuar më shumë në kapacitete njerëzore dhe materiale, për të përballuar termete, të cilat ishte e qartë që do të ndodhnin shumë shpejt. Kjo situatë na gjeti totalisht të pa përgatitur për ta përballuar me sukses. Nëse nuk do të na kishin ardhur në ndihmë grupe të mirë pergatitura nga shtete të tjera, atëherë numri i viktima padiskutim do të ishte më i lartë. 

 

3. Fondi i emergjencave, nuk është marrë pothuajse fare në konsideratë, edhe pse siç e thamë më lart, Shqipëria është një vend me rrezikshmëri të lartë. 

Sot jemi në një situatë ku nevojiten qindra milion euro, dhe shteti përpiqet të përfshi jë fondin e rindërtimit, organizata bamirëse të cilat kanë arritur të sigurojnë disa milion euro. 

 

4. Bllokimi i mediave për të pasqyruar informacione është pa dyshim një tentativë për të fshehur të vërtetën.

Nëse nuk do të kemi këto media, nuk do të dimë kurrë me të vërtetë se cilat janë dëmet e vërteta, si po e përjetojnë të dëmtuarit këtë situatë, sa po suportohen njerëzit dhe sa po lihen në harresë.Transparenca në situata të tilla është shumë e rëndësishme, pasi në të kundërt është e lehtë të ngatërrohet nëse shteti po bën punë të mirë apo punë të keqe në administrimin e situatës.

 

5. Tërmeti i parë i shtatorit

Mos marrja e masave të domosdoshme për të evidentuar pasojat e tërmetit të shtatorit, kishte si rezultat humbjen e disa prej jetëve të nëntorit.


Më të lexuarat