Secondary Adv

Hartohet ligji i ri per tenderat publike: Publikohet drafti, sipas direktivave te BE

APP ka hartuar një projektligj të ri, ku janë të përfshirë edhe OECD, BB dhe KE, i cili synon të përmirësojë situatën tekniko-ligjore duke lehtësuar procesin e prokurimit.

 

Në relacionin zyrtar të projekt-ligjit shënohet se disa nga arsyet kryesore që detyruan autoritetet shqiptare për ndërmarrjen e një ligji të ri në këtë fushë ishin: “Nevoja për hartimin e këtij projektligji erdhi si rezultat i domosdoshmërisë së rregullimit të kuadrit legjislativ për prokurimin publik, nisur nga rekomandimet e ndryshme të organizmave ndërkombëtarë, si: Komisioni Europian, Banka Botërore, OECD/SIGMA, rekomandimeve të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si rezultat i problematikave të ndryshme të hasura në praktikë gjatë procesit të prokurimit apo edhe kërkesave për ndryshime nga institucione te ndryshme, sipas fushave respektive të kompetencës.”

 

Disa nga objektivat kryesore që pritet të arrihen nëpërmjet këtij ligji, ndryshe nga ai aktual janë:

Të përafrohet legjislacioni shqiptar me Acquis e BE-së, duke transpozuar ose adaptuar direktivat specifike, të cilat mbulojnë procedurat e prokurimit në sektorin klasik, sektoral dhe direktivat e rishikimit administrativ;

Të përmirësohet ndjeshëm kuadri aktual rregullator në fushën e prokurimit publik;

Të lehtësohet pjesëmarrja e operatorëve ekonomikë, në procedurat e prokurimit;

Të shmanget zvarritja e procesit të prokurimit, për shkak të tejzgjatjes se procesit të ankimit administrativ; 

 

Prokurim i qëndrueshëm, në respektim të parimeve për mbrojtjen sociale dhe mjedisore;

Lehtësi në prokurimin e shërbimeve sociale dhe shërbimeve të tjera specifike;

Rritja e performancës në implementimin e kontratave, nëpërmjet forcimit të monitorimit të këtij procesi.

Tashmë ky projekt-ligj ka hyrë në fazën e konsultimeve dhe Agjencia e Prokurimeve Publike fton të gjithë personat e interesuar të japin kontributin e tyre, nëpërmjet sugjerimeve dhe komenteve që mund të kenë për përmirësimin e tij./Burime: SCAN


Më të lexuarat