Se shpejti ngrihet qendra e menaxhimit te trafikut- Balluku: 2020 viti i sigurise rrugore
Siguria rrugore bëri bashkë sot Ministrin e Brendshëm, ministren e Infrastrukturës, kreun e Policisë së Shtetit, si edhe kryebashkiakë e eskpertë të fushës.
Në fjalën e saj, Ministrja e Infrastrukës Belinda Balluku u shpreh se viti 2020 është shpallu si vit i sigurisë rrugore, ndërsa vuri theksin në ndërgjegjësimin e qytetarëve sa i takon respektimit të rregullave të trafikut. “Kemi ndërhyrë në të gjitha akset rrugore, kemi patur mbështetje të BB që prej kohësh aplikohet por gjatë 2019 i kemi dhënë fokus të madh mirëmbajtjes. Gjithcka, cdo ndërhyrje ne e masim me rezultate. Shifrat kanë ndryshuar, janë më pak, por kërkohet edhe ndërgjegjësim nga drejtuesit. Kemi nisur evente sensibilizuese sa i përket rregullave, kemi investuar te fëmijët, vendosja e rripit, celulari nuk përdoret në makinë, ndalojmë në semafor, edhe këmbësorët kanë të njëjtën përgjegjësi. Jemi ndodhur para faktit se një këmbësor ka humbur jetën se ka thyer rregullat.
Është proces kompleks, siguria rrugore, por jemi të angazhuar për rezultate të larta. Unë e kolegu Lleshaj, kemi punuar për një grup të përbashkët për krijimin e qendrës së menaxhimit të trafikut. Mbulimi i akseve të rrjetit rrugor me kamera, vendosja e sinjalistikës elektronike për shpejtësinë, njoftimi për drejtues që thyejnë rregullat, të gjitha këto do të bëhen në sallën e manxhimit të kontrollit, në një bashkërendim të automatizuar mes Policisë së Shtetit, drejtorisë së transportit rrugor, policisë rrugore. Dua të theksoj se bashkërendimi i veprimeve tona, ndërgjegjësimi i qytetarëve, se siguria nuk është një veprim që kryhet nga një palë e vetme, është zgjidhja e gjithë problematikeve që ne kemi. Kjo është treguar qartë në aksin që kemi hapur me bypassin e Fierit.
Dua të garantoj kryebashkiakët e pranishëm se pushteti qëndror është aty për t’i dhënë secilit mjetet e nevojshme për të kryer detyrën sic duhet, për t’i ndihmuar. Na është dashur të mbështesim turizmin drejt jugut, dhe e kemi bërë nga qershori. Pa ndihmë e policisë rrugore, do kishte qenë e pamundur për ne. Me mungesën e ndarjes, apo shkëmbimit të makinave, do na duhet të ndërhyjmë shpejt, ndoshta edhe duke e mbyllur për pak kohë aks, ndihma e policisë rrugë ka qenë shumë e rëndësishme, duke ndihmuar edhe punën e ARRSH-së. Ky është një nga rastet e shumta të bashkëpunimit, megjithatë duhet një fokus i jashtëzakonshëm te sigura rrugore. Edhe kostot financiare për shkak të dëmeve nga aksidentet janë të konsiderueshme. 2020 është shpallur nga MIE, si vit i sigurisë rrugore.”- u shpreh Balluku./Burimi: Balkanweb