Secondary Adv

Fiskalizimi nis nga 1 shtatori 2020, publikohet varianti final i ligjit

Një nga nismat më të debatuara të vitit 2019, ai për fiskalizimin, pritet të konkretizohet në vjeshtën e këtij viti me fillimin e zbatimit dhe shtrirjen në disa faza.

 

Varianti final i ligjit i miratuar në Kuvend dhe publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon hyrjen në fuqi të tij 15 ditë më pas çka përkon me javën e parë të muajit shkurt. Konkretisht ligji në parashikon që për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim fitimit me të ardhura vjetore mbi 8 milionë lekë,  të shtrijë efektet fillojnë më 1 shtator 2020.

 

Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatim të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021. Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit subjekt të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021 kurse Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

 

Në fund për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
Tek dispozitat kalimtare ligji parashikon që  për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31 mars 2020, tatimpaguesit e rinj të regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe administratës tatimore, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri më 31.3.2020, për çdo transaksion me para në dorë, lëshojnë faturë ose kupon ose dëftesë tatimore, si dhe dorëzojnë librin e blerjeve dhe librin e shitjeve, në formën dhe procedurën e përcaktuar në këtë ligj dhe/ose legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

 

“Nga data 1 prill 2020 deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, këta tatimpagues mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore. Për periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, subjekt i këtij ligji, të cilët kryejnë transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj ose kuponëve tatimorë dhe/ose dokumenteve të tjera, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore.

 

Për periudhën, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në fillimin e efekteve, sipas nenit 48, të këtij ligji, të gjithë tatimpaguesit e tjerë, të cilët kryejnë transaksione pa para në dorë, zbatojnë të gjitha detyrimet, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për procedurat tatimore dhe tatimit mbi vlerën e shtuar.  Tatimpaguesit dhe administrata tatimore marrin të gjitha masat për kryerjen e testimit të sistemit elektronik, lidhur me procedurat e fiskalizimit të lëshimit të faturave, sipas parashikimeve të kreut V dhe nenit 18, të këtij ligji, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji” nënvizon ligji.

 

Ligji për faturën dhe sistemin e monitorimit shoqërohet edhe me një sërë aktesh nënligjore që kanë në fazë konsultimi. Projekti për fiskalizmin është pritur me rezerva në disa raste për shkak të kostove që paraqet she sfidës së zbatimit ndërkohë që lidhur me objektivin që ka ai është vlerësuar si pozitiv. Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon që 80 mijë subjekte të kalojnë nga sistemi aktual i kasave në atë të fiskalzimit.


Më të lexuarat