Secondary Adv

Koncesioni i shume debatuar i sterilizimit: Ministria e Shendetesise ndryshon kontraten

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se koncesioni i shumë-debatuar i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë është ndryshuar.

 

Sipas ministres amendimi i kontratës ka parashikuar që në rastin kur do të kryhen mbi 64 mijë ndërhyrje, do të ketë një reduktim 25% të pagesës për çmimin e seteve. Ky koncesion është denoncuar në vazhdimësi nga Partia Demokratike. Disa muaj më parë ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia denoncoi se vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kenë ndërhyrje kirurgjikale, sipas një shkrese të ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa vetëm 65 të tjerë mund të planifikohen. Sipas ish-deputetit, kjo lidhej pikërisht me koncesionin, pasi kostoja për të është shumë e lartë.

 

Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij viti ka amenduar kontratën e sterilizimit dhe të instrumentave kirurgjkale duke bërë një parantezë, se nuk është vetëm një kontratë që i ofron vetëm sterilizimin por edhe instrumenta, 5 procese pune duke filluar nga materialet një përdorimëshe dhe evadimi i mbetjeve të sallave dhe elemente që ofrojnë siguri maksimale për punën që bëjnë mjekët dhe sigurisë që ofrojnë për shëndetin: “Ndryshimi i kontratës koncesionare ka ndodhur në javën e dytë të janarit duke reduktuar pikërisht pagesat për mbi 64 mijë ndërhyrje për të gjitha kompleksitetet e ulëta, të mesme e të larta.

 

Kostoja financiare? Në tre vite kush e mban faturën e dëmit ekonomik? Nuk po flasim për dëm ekonomik por për performancën cilësi shërbimi dhe një vlerësim të nevojave që ka shëndetësia dhe në rastin konkret kirurgjia por për një rivlerësim të efekteve që ka dhënë kjo kontratë. Sa i përket efekteve që ka pasur kjo kontratë në raport me atë që ka prodhuar më mirë se unë mund të flasim mjekët, ata që përdorin çdo ditë instrumentet e sterilizuara, punët që kryhen nëpërmjet këtij steriliteti dhe ajo që kemi përfituar. Mbi 64 mijë ndërhyrje kanë reduktim të pagesave” – u shpreh ministrja./Burimi: SCAN


Më të lexuarat