Secondary Adv

Ndryshon ligji i procedurave tatimore: Lehtesohet kontrolli per personat e vetepunesuar

Nëse më parë ju vinte kontroll dhe evidentoheshin persona të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, personi fizik duhet të vërtetonte brenda 5 ditësh se i përkiste familjes.  

 

Tashmë kjo procedurë është lehtësuar. Tatimet njoftojnë se në bazë të ndryshimeve të fundit të ligjit të procedurave tatimore, në rast se nga kontrolli në ambientet e biznesit të tatimpaguesit person fizik, evidentohen persona të papaguar të familjes mbi 16 vjeç, atëherë vetë organi tatimor vërteton përmes portalit “e-Albania”, nëpërmjet certifikatës familjare të të vetëpunësuarit, nëse personi i evidentuar plotëson ose jo kushtet për t’u konsideruar si person i papaguar i familjes apo si bashkëjetues, sipas kuptimit të Kodit Civil. Në këtë mënyrë, është hequr detyrimi i personit fizik që të vërtetojë pranë organit tatimor brenda 5 ditësh, se personi i evidentuar në vendin e aktivitetit është person i papaguar i familjes. Ky ndryshim është një nga efektet e drejtëpërdrejta pozitive të ofrimit të shërbimeve online dhe të qarkullimit elektronik të informacionit, brenda institucioneve të administratës publike/Burimi: Monitor 


Më të lexuarat