Secondary Adv

Shtohen masat e kontrollit shendetesor ne Rinas: Kontroll te gjithe pasagjereve

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një alarm botëror. 

 

Për këtë arsye, në aeroportin e Rinasit janë shtuar masat në zyrën e kontrollit shëndetësor për të gjithë turistët, që vijnë në Shqipëri nga vendet aziatike. Gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Osman Stafa, ishte këtë mesditë në Rinas, ku zhvilloi një intervistë me Shefin e Njësisë Kufitare të Inspektimit Shëndetësor, Lorenc Harshorva. Mjeku tha se janë marrë masa shtesë, me mjetet e nevojshme për të kontrolluar të gjithë pasagjerët, si dhe për të izoluar në dhoma të veçanta rastet e dyshuara. 

 

“Në aeroport ka një strukturë të përhershme të shëndetësisë, e përbërë nga mjekë specialistë. Në rastin konkret, u morën masa. Që para dy ditësh u mblodh grupi koordinator, që përbëhet nga specialistë të shëndetit publik.  U morën masa dhe u lanë detyra për të gjithë. Shqipëria hyn te vendet me risk të vogël. Ne jemi të gatshëm për përballimin e çdo situate. Zyrat e kontrollit na informojnë neve, në momentin që konstatojnë se është futur një person nga vendet aziatike. Ne jemi ngjitur me zyrat e policisë. 

 

Sot në mëngjes erdhën një grup turistësh nga vendet aziatik. Ishin mbi 60 pasagjerë që u chekuan dhe që nuk kishin asnjë problem shëndetësor. Ne i fusim në dhomën e kontrollit shëndetësor të gjithë pasagjerët që vijnë prej andej. Kemi dhe një dhomë të izolimit të pasagjerëve, në rast se një turist është i dyshuar. Jemi të pajisur me të gjitha pajisjet mbrojtëse të këtyre rasteve, që nga ato më të lehta e deri te maskat e rasteve të rënda. Kemi dhe me termometra me lazer për matjen e temperaturës në distancë. Ne jemi të përgatitur për çdo lloj situate”, tha mjeku Harshorva./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat