Secondary Adv

Sondazhi per pakenaqesite e punonjesve: Problematikat dhe grupet kryesore

Paga është një ndër arsyet kryesore që ndikon në pakënaqësinë e punonjësve kundrejt punëdhënësve të tyre, rrjedhimisht dhe në motivimin për pune. 

 

Të dhënat e sondazhit mbi kënaqësinë dhe angazhimin në punë për vitin 2019, tregojnë se ndër grupet më të pakënaqura, 79 për qind, e përbëjnë ata me pagë më më të ulët se 30 mijë lekë në muaj. 68 për qind e të pyeturve që përfshihet në grupet e pakënaqura, janë të punësuarit me kohë të pjesshme, gjë që rrjedhimisht ndikon edhe në pagesën e tyre. 64 për qind janë ata punonjës që kanë 2-6 vite punë, çka lidhet me mungesën e eksperiencës, ndërsa si grupmoshë, 62 për qind e 30-39 vjeçarëve rezultojnë të pakënaqur nga ambienti i punës.

 

Nga ana tjetër, ndër grupet më të kënaqur, pjesën me të madhe me 62 për qind e zënë ata individë që kanë paga mbi 100 mijë lekë në muaj, të vetëpunësuarit, pra ata që kanë biznesin e tyre dhe nuk japin llogari tek një epror me 43 për qind, qytetarët që kanë 6-10 vite pune dhe kjo lidhet me eksperiencën dhe të qënurit me i aftë me 45 për qind, si dhe ata që janë mbi 40 vjeç./Burimi: SCAN


Më të lexuarat