Secondary Adv

Percaktohen zonat e reja per rindertim: Dalin hartat e zhvillimit ne Thumane, Lac dhe Shijak

Qeveria ka shpallur hartat territoriale të zonave për zhvillim, në të cilat do ndërtohen banesat e reja për të prekurit nga tërmeti, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.

 

Këto harta të reja përfshijnë Bashkinë e Krujës, në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut si dhe Bashkinë e Kurbinit, njësia administrative Laç. Për Bashkinë e Krujës dhe të Shijakut nga qeveria caktohet Fondi Shqiptar për Zhvillim si njësia zbatuese e cila do të koordinojë projektin dhe është përgjegjëse për rindërtimin e zonës. Ndërsa, për Bashkinë Kurbin njësia zbatuese e projektit do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, e cila do të jetë përgjegjëse për shpronësimet e ndërtesave në këtë zonë dhe fillimin e punimeve për ndërtesat e reja./Burimi: Scan   

 


Më të lexuarat