Secondary Adv

Prezantohen risite e Matures Shteterore: Ne 2020 provimet korrigjohen elektronikisht

Këtë vit matura shtetërore vjen me disa risi, ku ndër to është dhe korigjimi në mënyrë elektronike i të gjithë tezës së provimit.  

 

Në muajin qershor maturantët do t'i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore. Por këtë vit përvec ndryshimeve në mënyrën e administrimit të provimeve risi do të ketë dhe në mënyrën e korrigjimeve, ku e gjithë teza këtë vit do të korrigjohet në mënyrë elektronike. Drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi shpjegoi për Report Tv se korrigjimi në mënyrë elektronike përvec pyetjeve më alternativa, këtë vit do të përfshijë dhe pyetjet e hapura. “Qendra e Shërbimeve po punon që të korrigjojë në mënyrë dixhitale të gjithë provimin e maturës shtetërore pra edhe pyetjet e hapura të cilat do të korrigjohen përmes kompjuterit sërisht nga mësuesit jo se testi korrigjohet automatikisht. 

 

Pra le të themi pytjen 17 apo 20 do ta korrigjojë një grup i caktuar korrigjuesish dhe një grup tjetër do të korrigjojë pyetje të tjera, pra nuk ka një korrigjues i cili korrigjon të gjithë testin”-u shpreh drejtoresha e QSHA. Kjo mënyrë e re korrigjimi synon uljen e subjektivizmit dhe përmes korrigjimit elektronik shkurtohet koha, rritet objektiviteti e besueshmëria. Një tjetër risi e këtij viti është rritja e përqindjes së kalueshmerisë. “Në vitet e kaluara matura ka patur një prag kalues me 20%, këtë vit është rritur në 25%, që do të thotë nga 60 pikë në total që ka i gjithë testi, maturantët nuk duhet të kenë më 12 por 15 pikë. 

 

E gjitha kjo ka të bëjë me synimin që ne kemi për të rritur cilësinë”- tha Rezana Vrapi. Për maturën 2020 janë ashpërsuar masat që do të ndërrmeren ndaj maturantëve që nuk respektojnë rregulloren. Më konkretisht maturantët që do të kapen me celular me vete do të përjashtohen për 1 vit nga matura shtetërore. Ndërsa për sa i përket administrimit të provimit, do të marrin pjesë dhe mësuesit praktikantë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat