Secondary Adv

Projekti per Kopshtin Zoologjik: Bashkia hap tenderin per transformimin e zones

Projekti per Kopshtin Zoologjik u njoftua nga Bashkia e Tiranës e cila ka hapur tenderin 702 milionë e 223 mijë lekë, me afat deri më 20 mars 2020.

 

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin 702 milionë e 223 mijë lekë që mbyllet me 20 mars 2020. Zona për të cilën realizohet ky studim, ndodhet pranë Liqenit Artificial të Tiranës, në një distancë afërsisht 2.6 km. Zona në studim paraqet një interes të veçantë pasi është një hapësire unike. Në afërsi të zonës në studim ndodhen landmarke dhe objekte banimi. Në veriperëndim dhe juglindje zona kufizohet nga komplekse banimi, në jugperëndim dhe jug nga toka natyrore dhe në veri, Unaza e Madhe e ndan atë nga Liqeni Artificial. 

 

“Zona paraqitet si një pjesë që ka nevojë për rehabilitim. Aktualisht në zonë ekziston infrastruktura e cila ka nevoje për rehabilitim, biletaria, zyrat dhe hapësirat për kafshë, por te gjitha janë jashtë standarteve. Ndërhyrja në territor do të bëhet për arritjen e standarteve europiane të nevojshme për një strukturë të tillë, duke patur në konsideratë kushtet optimale për kafshët, kujdestarët dhe vizitorët” shkruhet në dokumentet e tenderit.

 

Si do të ndryshojë

Projekti per Kopshtin Zoologjik do të konsistojë në rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik për t’iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty, si dhe kushtet e punës për kujdestarët. Këto ndahen në disa kategori ku të parashikohet riorganizimi i hapësirave për kafshët dhe punonjësit, vendosja e ndriçimit rrugor dhe rrjeti i linjave rezervë për internet telefoninë, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të ndotura, trajtimin e hapësirave të gjelbërta dhe plotësimi me elemente të mobilimit urban (stola, kosha të vegjël), si dhe krijimi hapësirave për pushim, argëtim e piknik. Projekti per Kopshtin Zoologjik propozon krijimin e hapësirave të domosdoshme për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e Kopshtit Zoologjik. Sipas kësaj prishen ndërtesat ekzistuese me sipërfaqe 1450 m2 dhe ngrihen objekte të reja me sipërfaqe totale 3026 m2.

– Hapësira parkimi për 100 automjete, e zhytur nëntokë 1.50 m

– Hapësirat për vizitorët:

Biletari me 4 sportele

grup Shkallë-Ashensore

Pika kontrolli

Dyqan suveniresh

Bar/Restorant

 

– Hapësira Edukimi:

2 klasa për 25-30 studentë secila

një auditor me 100-120 vende 

– Hapësira për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e Kopshtit:

Zyra për administratën

Zyre sigurie dhe monitorimi

Salle mbledhjesh, etj.

 

– Hapësira për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e kafshëve:

Hapësira teknike: Impiante

Përpunim druri

Përpunim metali 

 

– Hapësira për përgatitjen e ushqimit për kafshët:

Kuzhinë, depo ushqimesh të thata

frigorifer mishi

dhomë ngrirje

hambar kashte, drithi e bari

hapësire për përpunimin e mishit

 

depo ushqimi e lëvizshme

dhome ngrirje e levizshme

Garazh për automjetet e furnizimit

 

– Veterinaria:

5 hapësira kuarantine

një sallë operimi

një salle autopsie

një salle ngrirje

një laborator të vogël

një depo materialesh

një zyre për veterinerin

një hapësire pritjesh

 

Projekti per Kopshtin Zoologjik propozon tharjen e liqeneve ekzistuese dhe krijimi i tre liqeneve te reja me thellësi maksimale 2 metra. Me rëndësi të veçantë ka rrethimi i jashtëm i Kopshtit Zoologjik, kjo për çështje sigurie dhe kontrolli jo vetëm për kafshët po dhe për banorët që jetojnë përreth. Rrethimi bëhet me mur 2.50 metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8m të larta. I gjithë muri parashikohet të maskohet me gjelbërim dhe pemë. Veç sigurisë fizike rrethimi ofron dhe një brez ‘buffer-I’ për zhurmat dhe privatësi nga ana vizuale. 

 

Po ashtu, prania e gjelbërimit të dendur përgjatë tij ofron një farë mbrojtjeje nga aromat që mund të vijnë nga kopshti, për të cilat ka herë pas here ankesa nga ana e banorëve.“Vizita në Kopshtin Zologjik parashikohet të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, dhe kështu në propozim përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbërta të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë.

 

Krahas këtyre, përgjatë shtegut kryesor propozohet nje Snack Bar si pikë pushimi, rifreskimi dhe tualetesh. Hapesirat e piknikut kanë pak stola për raste nevoje dhe në pjesën më të madhe janë lëndina të gjelbërta mes gjelbërimit të lartë. Krahas këtyre në kopsht jane të shpërndara kënde lojërash për ta bërë eksperiencën për fëmijët dhe prindërit sa më të pasur” shkruhet më tej në dokumentet e tenderit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat