![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
KLSH audit per kompanite celulare: Tregu oligopol, tarifat e larta
Tregu i telefonisë celulare në vend cilësohet me strukturë oligopoli, ndërkohë që vendi ynë është në vendin e 9 mes 37 vendeve për tarifat e larta.
Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit nënvizon problematikat që shfaqen në këtë treg duke vënë përpara përgjegjësisë në këtë rast Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Sipas KLSH lidhur me tarifat mesatare në vendet e BE dhe BEREC variojnë nga 0,77 eurocent/min, që është mesatarja e thjeshtë aritmetike në 28 vendet anëtare të BE (EU Avg (S)) deri në 0,88 eurocent/min që është mesatarja e thjeshtë aritmetike e 37 vendeve të BEREC (Average S). “Tarifa e terminimit në Shqipëri është 0,98 eurocent/min, më e lartë se mesatarja e thjeshtë në vendet e BE dhe se tre mesataret e tjera të përllogarituar nga BEREC.
Shqipëria është vendi i 9-të me tarifat më të larta nga 37 vendet e BEREC” vlerëson KLSH. Tek konstatimet raporti vlerëson se “tregu i telefonisë celulare ka përqendrim të lartë, duke reflektuar një strukture oligopoli dhe kjo për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë në treg të sipërmarrësit me pjesën më të madhe të tregut”. Nga ana tjetër ky institucion sjell në vëmendje daljen e operatorit Plus Communication nga tregu që ka bërë që të rritet përqendrimi. “Përveç tarifave në dukje të larta, një problematikë tjetër është edhe niveli i ulët i konkurueshmërisë së tregut të telefonisë celulare.
Dalja nga tregu e operatorit Plus Communication e ka ndryshuar strukturën e tregut nga 4 në 3 operatorë, duke vijuar trendin rritës të indeksit të përqendrimit” thuhet në raport. Përqendrimi i lartë duket se ka ndikuar negativisht tek konkurrenca në treg duke bërë që të ketë mungesë efektive të saj. Lidhur me këtë situatë KLSH ka vlerësuar se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për periudhën nën auditim 2017-2018 nuk ka përmbushur me efektivitet mbikëqyrjen e tregut të telefonisë celulare kah ruajtjes së konkurrencës së lirë dhe të ndershme në tregun e telefonisë celulare.
Sa i takon teknologjisë 5G, raporti vlerëson se AKEP dhe Qeveria në tërësi nuk kanë kryer një analizë paraprake lidhur me pasojat dhe efektet që do të sjellë implementimi i teknologjisë 5G në vendin tonë. “Përfitimet ekonomiko-sociale duhet të ecin krah per krah me ato të Sigurisë Kombëtare. Implementimi i teknologjisë së gjeneratës së 5 (5G) në Shqipëri mbart me vete një risk të lartë të thyerjes së sigurisë së informacionit dhe kërkon domosdoshmërisht të kryhet duke u bazuar në një plan-veprimi kombëtar, të detajuar qartë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim mbrojtjen e padiskutueshme nga aksesi i paautorizuar, tjetërsimi, keqpërdorimi apo mos-disponueshmëria, e një aseti të çmuar për konsumatorin shqiptar, siç është informacioni” vlerëson KLSH./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)