![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
Tregu i banesave u zhvillua nder vite: Si ndryshuan cmimet qe prej 2005
Tregu i pasurive të palujtshme në Shqipëri ka pësuar një zhvillim dinamik ndër vite, duke iu përgjigjur njëkohësisht edhe tendencave ekonomike dhe demografike.
Keydata Albania është indeksi i parë i pronave në Shqipëri, ndërtuar mbi 5.1 milionë të dhëna të mbledhura që prej fillimit të viteve 2000. Çmimi mesatar i shitjes së një prone në Tiranë në 2019-n ishte 1005 euro për metër në katror. Ndërsa në 2005-n, një pronë në Tiranë shitej me një çmim mesatar prej 662 euro për metër në katror, duke shënuar kështu një rritje me 1.5 herë. Të dhënat janë publikuar nga Keydata Albania, indeksi i pronës, i prodhuar nga “Çelësi”, ka nxjerrë të dhënat e para mbi ndryshimet në tregun e patundshmërisë në vend. Rreth 5.1 milionë të dhëna të mbledhura nga njoftimet ndër vite mbi pronat në shitje në Shqipëri janë përpunuar për të prodhuar këtë indeks.
Keydata Albania do të publikojë në mënyrë periodike ndryshimet në tregun e shitjes. Një prej produkteve të Keydata Albania është edhe indeksi i çmimeve reale të apartamenteve në qytetin e Tiranës, me të dhënat historike, ku si vit bazë është marrë viti 2005. Nga të dhënat e përpunuara të Keydata Albania, periudhat me rritjen më të madhe në çmimin e apartamenteve në Tiranë është periudha midis viteve 2005-2007 dhe 2017-2019. Çmimet e apartamenteve përjetuan një periudhë stanjacioni gjatë 2009-2010 dhe 2014-2015, ku nuk shënuan ndryshim. Ndërsa indeksi shënoi rënie gjatë periudhës 2011 deri në 2014.
Sipas analizës së Keydata Albania, logjika e ndjekur në interpretimin e luhatjeve të indeksit dhe çmimeve reale mesatare e mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë është ajo e analizës fenomenologjike bazuar në identifikimin dhe shtjellimin e tre fenomeneve që karakterizojnë kurbën e indeksit të çmimeve në periudha të ndryshme kohore: rritja, stanjacioni dhe rënia. Në grafikun e indeksit është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2019. Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata Albania kanë përcaktuar vitin 2005 si një periudhë që plotëson kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.
Çmimet në 15 vjet thuajse janë dyfishuar
Sipas të dhënave të publikuara nga Indeksi i Pronës, çmimi mesatar i shitjes së një prone në Tiranë në 2019-n ishte 1005 euro për metër në katror. Ndërsa në 2005-n, një pronë në Tiranë shitej me një çmim mesatar prej 662 euro për metër në katror, duke shënuar kështu një rritje me 1.5 herë. Ndër vite, rritjen më të madhe çmimet e apartamenteve e shënuan në vitin 2006, me një rritje prej 12% në krahasim me një vit më parë dhe në vitin 2019 me një rritje prej 11% me bazë vjetore. Keydata Albania ka paraqitur statistikat përshkruese të çmimeve mesatare reale dhe mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë dhe sipas grupimit që Keydata i ka bërë 11 zonave administrative të qytetit të Tiranës në 3 ndarje të mëdha zonale: brenda Unazës së Vogël, Bllok dhe jashtë Unazës së Vogël.
Çmimi mesatar i një prone brenda Unazës së Vogël për vitin 2019 është vlerësuar të jetë 1 143 euro për metër në katror, rreth 8% më shumë se një vit më parë. Në zonën e Bllokut, çmimet mesatre të shitjes së një prone ishin 1 402 euro për metër katror në 2019-n. Ndërsa në 2005-n, çmimi mestar i shitjes ishte 923 euro. Keydata Albania shpjegon se në ndryshim nga indeksi i çmimeve, çmimet mesatare nuk marrin parasysh ndryshimet në karakteristikat e pronave që janë në shitje gjatë periudhave të ndryshme. Madje, ndryshimet e karakteristikave mund të jenë shpjeguesit kryesorë të ndryshimeve të çmimeve mesatare. Për këtë arsye, duhet pasur kujdes me përdorimin e çmimeve mesatare në vendimmarrje.
Në vend të tyre duhet përdorur indeksi i çmimeve, i cili përllogarit ndryshimet në çmimin e pronave duke mbajtur konstante cilësinë e pronave. Ndryshimet në vlerat e indeksit u atribuohen ndryshimeve në çmimet e karakteristikave të pronës në kohë. Tendenca rritëse e çmimeve ka vijuar përgjatë 2019-s. Çmimi mesatar real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në euro/m2 për periudhën 2005 – 2019, është shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) si dhe çmimet mediane (vlera e mesit). Nga viti 2005 deri në vitin 2019, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 662 €/m2 – 1005 €/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 630 në 927 €/m2. Në vitin 2019, nga përllogaritjet rezulton se çmimet mesatare të shitjes janë rritur në 11 % përkundrejt vitit 2018.
Mesatarisht, një apartament në vitin 2019 shitet me 1005€/m2. Çmimet mediane përllogariten në 927 €/m2 duke pësuar një rritje me 8.7 % përkundrejt vitit 2018. Çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (euro/m2) në zonën brenda Unazës së Vogël për periudhën 2005-2019. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 732 – 1,143 €/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 700 – 1,074€/m2. Tendenca rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së Vogël vazhdon edhe në katër tremujorët e vitit 2019. Krahasur me vitin 2018, çmimet në vitin 2019 janë rritur me 7.6 %, e cila paraqet një rritje në vlerë reale nga 1,063 €/m2 në 1,143 €/m2. Çmimi median në vitin 2019 përllogaritet në vlerën 1,074€/m2, një rritje me 7.4 % nga 1000 €/m2 në 1,074€/m2. /Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)