Secondary Adv

Bizneset e reja ne 2019- QKB: Shifra ne renie, dy sektoret me dominues

Rreth 15.800 biznese të reja janë hapur gjatë vitit 2019 në të gjithë vendin, ku dominojnë ato me pronësi shqiptare dhe me status person fizik.

 

Shifra është në rënie me rreth 1 mijë subjekte krahasuar me një vit më parë, dhe duket se ndikimin kryesor e ka dhënë aktiviteti i lojrave të fatit dhe situata e përgjithshme politike. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Pranvera Fagu bën me dije se fusha e tregtisë dhe riparimit të automjeteve kanë rezultuar më tërheqëse. Nga ana tjetër janë ç’rregjistruar 5882 subjekte, apo afro 2 mijë më pak krahasuar me vitin 2018, çka është një tregues pozitiv për ekonominë. Në total, gjatë vitit që lamë pas Qendra Kombetare e Biznesit ka trajtuar afro 220 mijë aplikime në sportelin fizik dhe elektronik./Burimi: Scan


Më të lexuarat