
China Pacific Construction Group do te investoje ne infrastrukturen e Shqiperise
China Pacific Construction Group, një ndër kompanitë më të mëdha të investimeve në sektorin privat, e cila është e fokusuar në urbanizimin e qendrave të banuara, qyteteve dhe shteteve të ndryshme, ka mbërritur tashmë edhe në Shqipëri.
Një nga kompanitë më të mëdha private kineze do të investojë në infrastrukturën e vendit tonë. Gjatë takimit të sotëm midis ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe zotit Yan Jiehe, President i "China Pacific Construction Group", u disktua shqyrtimi i mundësive për investime në sektorë të infrastrukturës.
China Pacific Construction Group
E cilësuar si një nga sipërmarrësit më të fuqishëm në fushën e infrastrukturës dhe investimeve, presidenti i China Pacific Construction Group z.Yen Jiehe në vizitën e tij të parë në Shqipëri ka shpjeguar rëndësinë e kësaj kompanie, dallimin që bën ajo në treg,duke mos anashkaluar edhe projektet konkrete të saj.
“Kam një përshtypje shumë të mirë për njerëzit shqiptarë, gjithashtu për shtetin shqiptar dhe e di që kanë një lidhje emocionale, themele emocionale shumë të mira. Dua ta ndryshoj këtë lidhje emocionale në një lidhje financiare. Fokusi kryesor është korridori 8-të. Ngaqë jemi një kompani private, jemi shumë konkurrues në tregun e infrastrukturës.
Besoj se në vitin 2020 kompania do të jetë një nga kompanitë kryesore që do të vendosë rregullat për këtë infrastrukturë. Neve thjesht i kërkojmë shtetit shqiptar që të jetë i drejtë. Vizita tjetër do jetë në qershor ose në korrik, sepse na duhet të formojmë një ide të përgjithshme për të gjithë rajonin, midis Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë”, tha z.Yen Jiehe, President i China Pacific Construction Group.
Projektet
Haxhinasto i prezantoi kompanisë kineze zhvillimet më të fundit në infrastrukturën e transportit në vend, duke u fokusuar në korridoret bazë të transportit rrugor dhe hekurudhor, korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, si edhe planet për zhvillimet portuale dhe aeroportuale në vend.
Nga ana e tij, Yan shprehu interesin e tij për t'u angazhuar në projekte të rëndësishme prioritare në infrastrukturë dhe turizëm, ndërsa vlerësoi se Shqipëria është në pozicion shumë të favorshëm në rajon. Po ashtu, Yan garantoi se një mision kërkimor, me qëllim përcaktimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit, do të jetë së shpejti në Shqipëri. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës është realizuar një Memorandum Mirëkuptimi me këtë kompani.
I pyetur, nëse është Shqipëria një ndër vendet me prioritetin më të madh për të investuar, zoti Yen Jiehe shprehet: “Kam takuar ministrin e Transporteve, edhe ministrat e vendeve të rajonit, vendet e afërta Greqinë e Maqedoninë. Kam mendimet më të mira për ministrin tuaj të Transporteve, zoti Haxhinasto, më ka pëlqyer mënyra e shpejtë se si ai përgjigjet. Probabiliteti për të investuar në Shqipëri është më i lartë, duke qenë se më kanë pëlqyer takimet me zyrtarët në Shqipëri”, shtoi zoti Jiehe.
Më të lexuarat








