Secondary Adv

Tirana, e dyta ne rajon per cmimet e shtrenjta te qirave te banesave

 

Qiraja mesatare prej 240 euro i mjafton një personi për të qenë banor në zemër të kryeqytetit shqiptar. Tirana renditet e dyta, më e shtrenjtë, pas Podgoricës, në çmimet e ofruara mesatare për qiratë, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi të saj.

 

 

Të dhënat e agjencisë së njohur Numbeo bëjnë të ditur se Tirana lë pas Beogradin, Shkupin dhe Sarajevën, për nga çmimet më të larta në qiranë mesatare, për apartamente me 1 apo edhe me 3 dhoma.


Gjithashtu, referuar shifrave, vihet re një rritje e ndjeshme në çmime për brenda qytetit, kundrejt në periferi, me një diferencë mesatarisht 79.9 euro.
Edhe për apartamente më të mëdha, me 3 dhoma, Podgorica udhëheq rajonin me çmimin më të lartë për qiranë, prej 500 euro në qendër të qytetit.
Tirana qëndron e para në listën e apartamenteve me 3 dhoma në periferi, me 261.81 euro, me një diferencë prej 1.81 euro me Podgoricë.


BSH: TM4 2014, Çmimet e banesave ndalojnë rënien, rritet tarifat e qirave

 

Indeksi i Qirasë, pas rënies së theksuar që shënoi në tremujorin e tretë të vitit 2014, u rrit me 4.9% në terma realë në TM4 2014.
Në këtë periudhë, raporti i indeksit të çmimeve ndaj qerasë regjistroi rënie krahasuar me një tremujor më parë, si dhe me një vit më parë, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje. Ky tregues vijon të luhatet afër mesatares së gjashtë viteve të fundit.


Më të lexuarat